Akademite dhe akademiket shqiptar po shtohen, kultura e shkenca po degradohet
Dita dites po i shtohen Akademite dhe akademiket popullit shqiptar. Ky vlug i shtimit ne trojet shqiptare,po na bene te krenohemi!
Perkunder ketij vlimi te madhe dhe rrites se akademikeve, ne trojet shqiptare, per befasi shkenca, kultura, arti, dituria, edukata, arsimi, shendetesia, ekonomia, drejtesia, politika e gjera tjera me rendesi po devalvohen dhe po stagnojne dhe po na bejne te turprohemi para botes.
Kurse ajo qe eshte më e keqja, perqarjet mes nesh e mburrja pa kurrfar meritash e mburraveceve nuk kane te ndalur dhe gjithnje e më shume po marrin hov te madh ne trojet shqiptare, edhe perkunder rrezikut qe po na kanoset ne vazhdimesi nga fqinjet tane pushtues dhe qarqet e ndryshme antishqiptare, me synimin te naj marrin pjeste me te pasura te atdheut tone dhe ne funde te na perzene tersisht nga shtepite e trojet tona, sikur te ishim nje popull analfabet, pa shkolla e univerzitete, pa akademi e akademik, siq ishim dikure!
Po na kanoset varferia e skajshme, po ike popullata me e vlefshme shqiptare nga trojet e shtepite e veta, po na mbesin dita dites shkollat pa nxenes, univerzitetet pa studente, arat, fushat, malet e kodrinat pa krah pune, pa blektori, shpeztari e bletari.
Poopullit shqiptar nuk po i mbetet gje tjeter per tu mburr e per tu krenu, pos me shtimin e Akademive dhe akademikeve shqiptar, edhe per kunder stagnimit qe po i ndodh edukates, diturise, kultures, shkences dhe ardhmerise se shqiptareve. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!