Te shpreh gezimin apo hidherimin tim per ty Kosove dhe per ty nene Shqiperi?!

Isa Thaçi
27 Shkurt 2016 në 10:11 PD ·

Si mund te shpreh gezimin tim pos hidherimit per fitoren e atyre qe ia varen mbi Supe Kosoves “Serbska Zajednicen”, ia ia falen mbi 10 mije hektar toke malit te zi edhe pse kane mbete nene pushtim te saje më pare Plave e Gusi, Ulqine, Hot e Grude dhe ter Malesia e Madhe, ku e ngriti flamurin tone kombetare Dede Gjon Luli dikure?!

Si te shpreh gezimin tim pos hidherimit per fitoren e atyre qe deri dje shaheshin e kundershtoheshin mes veti partiakisht, e tani më te korruptuarit e vendit dhe hajne sebashku, duke e shkaterruar dhe shitur tersisht Kosoven?!

Nuk mund te shpreh gezimin tim pos hidherimit, kur shqiptareve te Presheves, Medvegjes, Tupalles, Bujanovcit, Ternovcit, politika jone vetevrasese kombetare e te duja shteteve, ua ka kthyre shpinen dhe i ka lene ne meshiren e kasapeve serb te serbise, te cilet nuk guxojne te marrin fryme lirshem, te flasin e te mesojne shqip dhe te jetojne si njerze ne trojet e veta, edhe pse moren pjese djemte e tyre dhe derdhen gjakun per lirine e Kosoves dhe trojeve shqiptare!

Si mund ta shpreh gezimin tim, pos hidherimit dhe te jem i qete kure politika maqedone ne bashkpunim me Ali Ahmetin i cili po i sherben Gruevskit ti vras djemte tane me te mire te lirise ne Kumanoven heroike dhe ti poshtroi shqiptaret e ti nenshtroi ,nene qizmen gjakatare sllavo-maqedone?!

Si te shpreh gezimin tim pos hidherimit per fitoret e grabitqareve, te korruptuareve dhe hileqareve, se bashku me Kryeministrin e Shqiperise qe e ka perfshire perpara politika fashiste greke, me ne krye Janullatosin, ku i kane katandisur deri ne shfarosje Çamet dhe po bejne perpjekje ta marrin edhe jugun e Shqiperise?!

Kam mbete ne mes dy zjarreve, te shpreh gezimin apo hidherimin tim per Kosoven, per Shqiperine e per trojet tona shqiptare, qe jane nene pushtim, e qe po tallen me to greko-sllavet e ballkanit dhe po tallen me dy shtetet tona kuislinge shqiptare, qarqet antishqiptare ne bashkpunim me politikanet tane destruktiv per atdheun tone?!. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje