Kemi apo jo, bindje e besime ndaj rregullave të jetës, që duhet ti vëjmë në diskutim
21. 11. 2024
Jo të gjitha rregullat që i përdorim gjatë organizimit të proceseve tona jetësore, janë rregulla të mira e të arta. Ndoshta më shumë prej tyre janë gjepura që shkelin mbi rregullën e artë, si:” Mos ua bënë tjerëve atë veprim, që nuk dëshiron të ta bëjnë ty tjerët”! Sa shumë shkelje të natyrës së tillë bëhen, duke u mbështetur në bindjet dhe besimet tona, që i favorizojnë gjapurat, të cilat shkelin mbi rregullën e artë që u përmend më lartë, pa dashjen dhe pa dijen tonë, në dëm tonin më shumë, por edhe në dëmë të tjerëve.
Me gjithate, nuk duhet harruar për asnjë qast, se ka individ bukur shumë, që i përdorin gjepurat qëllimshëm, me dashje e me dije kundër tjerëve, duke përdorë mashtrimin, lajkat, kulaqin e kërbain dhe vrasjen, po qe nevoja, në dëm të egzistencës së tjerëve, për favore të veta përsonale, familjare, grupore e partiake. Raste të tilla nuk janë të pakta mes shoqërisë sonë dhe mes shoqërive të botës njerëzore.
Nëse i marrim disa prej bindjeve dhe besimeve tona dhe i provojmë përmes pesë pyetjeve testuse, për të cilat kam folë në shkrimet e mija paraprake, do të konstatojmë, se bindjet e besimet tona, shumica prej tyre janë gjepura që shkelin mbi rregullën e artë, pa dashje e pa dijen tonë, edhe pse ato na kanë sjellë e po na sjellin dëme, më shumë neve se sa tjerëve.
Ata që i përdorin gjepurat, me dashje e me dije, përmes lajkave, mashtrimëve, gënjeshtrave, kulaqit e kërbaqit, po qe nevoja edhe përmes dhunës, vrasjeve, nënshtrimit, poshtrimit dhe gjenocidit masiv, kundër atyre që përpiqen tua pengojnë synimet djallëzore, pushtuse, poshtruese, nënshtruse e fashistejanë të djallëzuar përplot me fashizëm e vepra gjenocidale kundër njerzimit. Përpjekjet e pushtuesit, përherë bëhen në dëm të rezistencës së atyre, që përpiqen ti mbrojnë të drejtat e veta përsonale, profesionale, sociale, morale, humane, familjare, shoqërore, kombtare e njerëzore.
Sa e dëshirueshme është për botën njerëzore të dominojnë rregullat e arta të pejsazhit kulturor, gjatë organizimit të ndryshëm të proceseve ekzistenciale të njerëzimit. Derisa të bëhet realitet dominimi i rregullave të arta mbi gjepurat djallëzore, dogmatike, pushtuse, poshtruse, nënshtruse dhe gjenocidale, do të lëngoi mbarë bota njerëzore, ku më shumë e ku më pak, nga infektime të ndryshme gjepurash vërbuese.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!