Derisa të kuptojmë se, shumica e pikëpamjeve tona bazohen në gjepura, nuk do të kemi rehati as lumturi gjatë jetës

22. 11. 2024

Nga mënyra e ndijimit dhe përceptimit, varet edhe mënyra e të menduarit, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe sjelljeve tona. Nga këto procese psikike, varet mënyra e marrjes së vendimeve për ti realizuar dëshirat tona, që ia kemi vuar vetit si obligim. Varshmëria, pavarshmëria dhe ndervarshmëria e këtyre proceseve emocionale dhe intelektuale, na pozicionon drejtë gjepurave ose drejtë rregullave të arta. Nga niveli dhe zhvillimi i përsosjes së këtyre procesve, varet edhe niveli i përsosjes së vetëdijës dhe niveli i kuptueshmërisë sonë.

Sa më i zhvilluar e sa më i përsosur të jet niveli i vetëdijës, mundëson kuptueshmërinë tonë rreth nivelit përmbajtësor të rregulave që i përdorim gjatë organizimit të proceseve tona të ndryshme jetësore. Sa më i lartë të jet niveli i vetëdijes, po aq më i lartë do të jetë edhe niveli i kuptimit përmbajtësor të gjepurave dhe rrgullave të arta. Kuptueshmëria e dallimit përmbajtësor të gjepurave, krahasuar me rregullat e arta, na jep forcë, vullnet, guxim e vendosmëri, ti lëmë pas shpine gjepurat dhe ti përqafojmë sa më shumë rregullat e arta, të cilat na japin më shumë favore drejtë arritjes së sukseseve që i synojmë gjatë jetës.

Kurë fillojmë të bëjmë ndryshime në jetë dhe të marrim përgjegjësi për zgjedhjet që i kemi bërë dhe për vendimet që i kemi marrë, do ta fitojmë një ndjenjë të re fuqie dhe një ndjenjë kontrolli mbi jetën tonë. Duke analizuar dhe duke e përmirësur jetën, krijojmë mundësi të mëdha për tu ndjerë edhe më të fuqishëm, më të sigurtë, më të guximshëm, më të vendosur e më të motivuar në vendimet që i marrim. Këto veprime që mund ti bëjmë gjatë jetës, janë një thirrje e fortë dhe e guximshme që të marrim sa më shumë inisiativa, të cilat mundësojnë ta arrijmë një jetë më të deshirueshme, më të dinjitetshme dhe më frytëdhënëse.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje