Dallimi mes njerëzve të zakonshëm e të jashtzakonshëm është bukur i madh
14. 11. 2024
Njerëzit e jashtzakonshëm e kanë arritë nivelin e pjekurisë së tyre më të lartë të vetëdijës, krahasuar me njerëzit e zakonshëm. Nivelet e pjekurisë së vetëdijës kalojnë përmes tri etapave të zhvillimit:
2.Etapës së pavarësisë dhe
3.Etapës së ndërvarësisë nga tjerët.
-Etapa e varshmërisë nga tjerët është më e gjata, e cila e posedon nivelin më të ultë të pjekurisë së vetëdijës njerëzore. Me këtë etapë të zhvillimit karakterizohen fëmijët që nga lindja e deri në përfundim të moshës së tyre të pubertetit. Një numër i konsiderushëm i njerëzve nuk mundet ta kaloi këtë etapë të zhvillimit të pjekurisë së varur gjatë tërë jetës. Këtyre njerëzve u kalon tërë jeta me nivel të varshmërisë së pjekurisë nga tjerët, për shkak të paradispozitave të ulta të bazës trashëguese, për shkak të mungesës së ndonjërit prej prindërve ose mungesës së dyve prej tyre, për shkak të rrethanave të pa favorshme në familje, mungesës së ushqimit, mungesës së cilësisë së tij, për shkak të mungesës së strehimit të volitshëm, veshmbathjes, kushteve për mësim, për shkak të zgjedhjes së shoqërisë jo të mirë, dhe përshkak të përdorimit të duhanit, alkoholit dhe pijeve të ndryshme narkotike për shkakt të sjelljeve destruktive e për shkak të faktorëve tjerë të shumtë, që e pengojnë zhvillimin dhe përparimin e njerëzve.
-Etapa e pjekurisë së pavarësisë nga tjerët, pasqyrohet me një nivel më të lartë pjekurie, krahasuar me nivelin e pjekurisë së varësisë nga tjerët, por jo nivel aq i duhur i pjekurisë së vtëdijës për nevojat e njerëzve gjatë jetës. Jeta e njerëzve ka nevojë e kërkesa të shumta nëpër etapa të zhvillimit të saj, ku individët me shkallë të pavarur të vetëdijës, e kanë të pamundur ti sigurojnë të gjitha kushtet për ekzistencë, të pavarur nga tjerët, sepse nuk posedojnë aftësi as kushte të mjaftushme, ti japin shoqërisë aq sa marrin prej sajë. Populli thot: “Njëri pa tjetrin nuk mund të ekzistojmë”, Jeta në vetmi dhe e izoluar e humbë plotësisht kptimin për botën njerëzore, shtazore, për shpezët e për insektet”. Këtë domosdoshmëri kolektiveteti po e dëshmon praktika e jetës.
Etapa e pjekuris së vetëdijes të ndërvarsisë mes njerëzve, është atapa më e lartë e zhvillimit dhe pjekurisë së tyre. Këtë etapë të zhvillimit, pjekurisë dhe përsosjes, e arrijnë njerëzit e jashtëzakonshëm, të cilët nuk i përfillin gjatë jetës gjepurat e njerëzve të zakonshëm, por ato i injorojnë masivishtë dhe jetojnë jashtë pejsazhit të tyre, me të cilat është i mbushur përplotë pejsazhi ynë kulturor, mes të cilit jetojnë njerëzit e zakonshëm. Njerëzit e jashtzakonshëm janë të përgatitur dhe të aftë ti japin shoqërisë njeëzore më tepër seq i kanë marr dhe i marrin asaj. Kjo kastë njerëzish, me nivelin më të lartë të pjekuris së ndërvarur të vetëdijës ka potencial të madh ti qojnë përpara proceset e zhvillimit shoqëror.
Uroi përzemërsisht, shpirtërisht, emcionalisht, me tërë qenjen time intelektuale, që bota njerëzore dhe bota shqiptare, mes të cilës jetoi edhe une me bashkombasit e mi, të kenë sa më shumë njerëz me nivel të pjekurisë së vetdijës të ndërvarur me tjerët, pa të cilët nuk mund të ecin përpara proceset e ndryshme shoqërore!
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!