Si të kuptojmë kush ka zë vëndë më shumë në mendjen tonë, gjepurat e kohës apo rregullat e arta

16. 11. 2024

Për të kuptuar se kush ka zë vëndë më shumë në mendjen tonë, duhet të përdorim testin me pesë pyetje, të cilat na mundësojnë një kontroll më të detajuar të realitetit, që të përcaktojmë më thellësishtë, se po bëhet fjalë më shumë për një rregull që favorizon gjepurat apo për një rregull të artë. Pa përdorimin e këtij testi, përpjekjet tona do të jenë shumë diskutabile, se po i favorizojnë më shumë gjepurat e kohës apo regullat e arta gjatë jetës, që i përmbanë pejsazhi ynë kulturor.

Testi prej pesë pytjesh, sipas Vishen Lakhianit, e ka këtë përmbajtje, në Kodin e mendjes së jashzakonshme të tij:

-Pyetja e parë: A është e bazuar rregulla në besim tek njerëzimi apo në mos besim?

-Pyetja e dytë: A e shkel rregullën e artë për ti favorizuar gjepurat?

-Pyetja e tretë: Rregullën e ke marrë nga kultura apo nga besimi fetar që i takon?

-Pyetja e katërt: Regulla bazohet në zgjedhje racionale apo infektuse?

-Pyetja pestë: Rregulla i shërben lumturisë sime apo nuk i shërben?

Pyetja e parë, që i drejtohet rregullës, a është e bazuar në besim dhe në shpresë ndaj njerëzimit apo në mos besim, si konstatim se qenjet njerëzore janë kryesishtë të mira apo jo të mira, pa u mbështet në hulumtime e argumentime shkencore, pos mbështetjes në opinione përsonale dhe mështetjes në opinione të tjerëve, janë gjepura apo të vërteta realative, për një rreth të caktuar apo për një grup të caktuar njerëzish. Ajo që mundet me qenë e vërtetë për mua, nuk është e vëtetë për tjerët, ajo që është e vërtetë për tjerët mundet të mos jetë e vërtetë për mua, sepse rregullat që mbështeten vetm në opinione, qoftë ato përsonale, qoftë të disa njerëzve tjerë, janë gjepura, jo rregulla të arta, apo janë të vërteta relative për një grup të caktuar, jo univerzale për të gjithë njerëzit.

Shembuj të shumtë, konkret dhe bindës, rreth kësaj qështje janë shembujt e besimit të politikanëve rreth rregullave partiake që u takojnë, duke u besuar atyre rregullave si rregulla të arta, edhe përkundër asaj se munden me qenë më shumë gjepura, ndërsa rregullat e liderëve që u takojnë partive tjera, konsiderohen si gjepura, edhe përkundër faktit se nëpër parti mundën me qenë, ku më shumë e ku më pak, edhe rregulla të arta, jo vetëm rregulla djallëzore siq mendon pa fakte pala kundërshtare partiake. Kjo konkurencë, më shumë kualifikohet përmes fakteve e argumenteve, si konkurencë djallëzore, aspak humane aspak njerëzore, mbushur përplot me gjepura të thata, mashtrime e gënjeshtra.

Këto mashtrime, gënjeshtra e gjepura djallëzore, nuk ndodhin vetëm tek partitë politike, por këto ndodhin edhe në shumë procese tjera organizative, nëpër fushat e ndryshme egzistenciale të botës njerëzore. Shkrimi vazhdon, edhe me katër pyetjet tjera testuese, ditëve të ardhshme.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje