Ana e ndritshme dhe ana e errtë e botës ku jetojmë

22. 10. 2024

Ana e ndritshme e botës ku jetojmë përfshinë dashurinë, mirësinë, respektin, empatinë, toilerancën, bashkpunimin e solidaritetin mes njerëzve. Këto cilësi të mira, e promovojnë një shoqëri më të harmonishme, ku individët si pjesë përbërse e sajë respektojnë dhe ndihmojnë nëri tjetrin sipas nevojës. Në shoqërinë që dominojnë cilësitë dhe vetitë e mira, dominon edhe ndriqimi mbi errësirën e sajë.

Ana e errtë e botës ku jetojmë apo errësira e pejsazhit tonë kulturor, përfshinë në vete egoizmin e pasocializuar, fiksimin mbi pasjen materiale përsonale dhe mungesen e empatisë, për të kuptuar dhe ndjerë më drejtë e më thellë emocionet dhe ndjenjat e tjerëve. Njerëzit fokusohen më shumë vetëm në përfitimet e tyre përsonale dhe injorojnë ekstremisht nevojat e tjerëve. Këto cilësi negative, mes një shoqërie, krijojnë një ndarje ekstreme dhe pengojnë krijimin e lidhjeve autentike, orgjinale, jo të falsifikuara mes njerzëve. Në shoqërinë që dominojnë cilësitë dhe vetitë negative, dominon errësira mbi ndriqimin e sajë.

Për të ndriquar anën e errtë të botës ku jetojmë apo anën e errtë të pejsazhit tonë kuluror, është thelbësore të promovojmë vlerat më sublime të saj, si dashurinë, mirësinë, empatinë, vullnetin e fortë, guximin e madh, dëshirën dhe dashurinë, për të bashpunuar me njerëzit, duke u larguar sa më shumë nga cilësitë e vetitë negative të përmendura më lartë, që ta fshijmë nga mendja, shpirti, ndjenjat dhe emocionet, egoizmin e pasocializuar, përfitimet egoiste përsonale dhe injorimin e nevojave të tjerëve.

Sa më shumë që largohemi nga cilësitë e vetitë negative, mund të ndërtojmë një shoqëri më të bashkuar, më të ndjeshme për nevojat e tjerëve, më vizionare, më humane e sociale, më morale e më kombtare, për favore individuale, familjare, profesionale, kolektive e shoqërore në përgjithësi. Përpjekjet në fjalë kërkojnë vullnet të madh, dëshirë, guxim dhe dashuri, që të bëhen realitet vetitë e mira të një shoqërie, të cilat e dominojnë errësirën brenda sajë.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje