Veprat e liga na turpërojnë para tjerëve e para Zotit, të mirat na bëjnë krenar e të lumtur
25. 03. 2024
Me qenë i lumtur e kranar gjatë jetës, me asnjë kusht nuk duhet lejuar vetit avanturat e mbushura përplot vepra të liga, që u shkaktojnë dëme e shqetësime tjerëve. Vepra të liga i ka kualifikuar bota njerëzore gënjeshtrat e mashtrimet, që i bëjnë gënjeshtarët e mashtruesit, për përfitime përsonale, në dëm të atyre që gënjehen e mashtrohen, duke u besuar gënjeshtarëve e mashtruesëve. Nuk bëjnë lum kurrë në jetë dhe nuk ndjejnë krenari para botës e para Zotit, gënjeshtarët dhe mashtruesit, pos ndjenjës së turpit dhe frikës për pasojat që mund tu ndodhin nga të gënjyerit e të mashtruarit dhe nga Zoti.
Të jesh i pabesë dhe amoral në dëm të tjerëve, për dëfrime e kënaqësi rasti, manifeston ligësi, dobësi, cektësi, aspak menquri, aspak njerëzishmëri, që e posedon brenda botës tënde shpirtërore, emocionale, intelektuale, morale e njerëzore. Ai që posedon besë e moral njerëzor, me asnjë kushtë nuk ia lejon vetit këtë marre, turp e pabesi, ta ushtroi në dëm të tjerëve, përkundrazi u del në mbrojtje të dëmtuarëve, duke i udhëzuar që mos të bijnë viktimë e atyre që nuk kanë besë e moral njerëzor. Të jesh i pabesë dhe amoral, nuk do të ndjehesh kurrë krenar, pos i turpëruar dhe i frikësuar nga veprat tua të liga. Të poseosh besë e moral njerëzor, krenaria do të përcjellë gjatë gjithë jetës.
Tradhtarët, vrastarët dhe të korruptuarit janë kategoria më e ultë që bëjnë pjesë në mesin e njerëzve, ku veprat e tyre kriminale i sjellin dëme të mëdha atdheut, shtetit dhe popullit ku ata jetojnë e veprojnë. Veprat e tradhtarëve, vrastarëve dhe të korruptuarëve nuk u sjellin atyre kurrë në jetë lumturi, gëzim, rehati e krenari, pos shqetësim, anth, frikë e turp mes tjerëve. Tradhtarëve, vrastarëve e të korruptuarëve, shpesh u ka përfunduar jeta ose me vrasje, ose në burgje, pa e përjetuar lumturinë, qetësinë, rehatinë e krenarinë për asnjë qast të jetës, sepse nuk ka rehati, lumturi, gëzim e krenari, duke e dëmtuar jetën e tjerëve, duke i vrarë ata ose duke ua rrëmbyer pasurinë.
Të jesh altruist, humanist, social, moral, kombtar, atdhetar, dietar, nuk i lejon vetit kurrë, ti posedosh vetitë e egoistit, gënjeshtarit, mashtruesit, të pandershmit, të korruptuarit, tradhtarit e vrastarit dhe do të jetosh i lumtur gjatë gjithë jetës edhe krenar! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!