Mos mbaj inatë me tjerët, duje e respektoje më shumë se tjerët vetëvetën
28. 02. 2024
“Nëse nuk mund t’i duam armiqtë, të paktën të duam vetën. Të duam vetën aq shumë, sa të mos i lejojmë ata të na kontrollojnë lumturinë, shëndetin, pamjen tonë fizike” dhe të mos naj kontrollojnë e derigjojnë përceptimet, mendimet, bindjet, besimet pikëpamjet, dëshirat, qëllimet, guximin dhe dashurinë ndaj vetës, fëmijëve tanë, familjes, farefisit, miqëve, dashamirëve kolegëve të punës, ndaj lirisë atëdheut dhe kombit që i takojmë. Ndaj kulturës, edukatës, diturisë, shkencës, traditës, gjuhës dhe ndaj shtetit që është fituar me gjakun e dëshmorëve që e kanë dhënë jetën për liri e për atëdhe.
Mos merr inatë, mos u mërzit, mos u shqetëso shumë dhe mos dil prej taktit për asnjë qast, sado i madh të jet inati dhe revolta, sepse tjerët dhe armiqtë tanë kurrë nuk veprojnë sipas synimeve, qëlimeve dhe dëshirave tona, që ia kemi vuar vetit obligim dhe detyrë që duhet të kryhet me nderë e me vigjilencë. Ata veprojnë në kundërshtim me synimet, qëllimet dhe dëshirat tona, që ia kemi vuar vetit si obligim e përgjegjësi, ti realizojmë. Ata përpiqen poashtu me të gjitha mjetet ti pengojnë që ti relizojmë synimet tona.
Përkundrazi bëju i fortë, stoik, i vullnetshëm, i vendosur, i guximshëm e kurrë dhe me asnjë qmim mos heq dorë nga realizimi i qëllimeve tua, duke rritur sistematikisht vullnetin, guximin, menqurinë, vendosëshmërinë, qëndrushmërinë dhe dashurinë për ti realizuar me doemos synimet, qëllimet dhe dëshirat në fjalë.
Nelson Mandela për inatin thoshte:” Inati është helmi që ke pranuar të pish! Inati është si barërat e këqia që i lejon të rriten në kopshtin tënd. Inati është si të pish helm dhe të shpresosh se do të vdesin armiqtë dhe kundërshtarët tu”! Ndjekja e kësaj rruge është shumë e gabueshme, sepse duhet ta kemi të kjartë se, vdesin të gjithë ata që e pijnë helmin e nuk vdesin kundërshtarët dhe armqtë që na e përgatisin vdekjen dhe zhdukjen nga faqëja e dheut!
Njerëzit që e duan vetëvetën, fëmijët e tyre, familjen, farefisin, bashkombasit, miqtë, kolegët e punës, dashamrët, kombin të cilit i takojnë, atdheun, lirin dhe shtetin që është fituar me gjakun e dëshmorëve të lirisë, janë njerzë të menqur, guximtar, vizionar,të drejtë, trima, atdhetar,të vendosur, të vullnetshëm, të qëndrushëm, që të triumfoi liria, barazia, paqa, mirëkuptimi, drejtësia, toleranca, respekti, ndihma, bashkpunimi dhe dashuria mes njerëzve të kësaj bote, duke i bërë ballë me të gjitha mjetet, të mos triumfoi fashizmi, racizmi, gjenocidi e shfarosje e njerëzve përmes krimeve e kriminelëve të ndryshëm që dita ditës po dalin në skenë kundër njerëzimit. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!