Nëse nuk dëshiron ta stimulosh përtacinë, punën e sotit mos e le për nesër

02. 03. 2024

Tendenca për ti shtyer detyrat dhe obligimet që i kemi për nesër, pasnesër, pas një jave apo pas një muaj, nuk është shprehi e mirë por është ves i keq, sepse këto shprehi kurë përseriten kalojnë në zakone jo të mira, po ashtu zakonet jo të mira kurë përseriten kalojnë në pasione jo të mira, apo në pasione negative. Pasionet negative janë emocione shumë të forta, aq sa vështirë shlyhet programimi i tyre nga kokat tona. Pasionet negative në ballë me përtacinë, i sjellin individit dëme të pariparueshme gjatë jetës. Kujdesë me stimulusit e përtacisë dhe frikës së pa arsyeshme, që e shkatërrojnë të ardhmen dhe na e mbushin shpirtin, mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet dhe sjelljet tona përplot negativitet, inatë, urrejtje, xhelozi, hasmëri dhe vëllavrasje!

Obligimet dhe detyrat, shumica prej nesh i shtyjm nën justifikimin se detyra momentale është e mërzitshme dhe e vështirë. Kjo detyrë për momentin është e parëndësishme, detyra tjetër përceptohet si shumë sfiduese, detyra apo obligimi i stotit shtyhet për nesër e për më vonë, nga frika se mos po gabojmë dhe nuk po e kryejm detyrën si duhet, apo ato shtyhen vërtetë nga përtacia që na e ka kapluar trupin e mendjen. Paramendojeni detyrat dhe obligimet sikur të ishin argtuese, të rëndësishme dhe të lehta, që nuk dështojmë ti kryejm ato, asnjërit prej nesh nuk do ti shkoj mendja ti shtyej ato për asnjë qast. Nëse i shtyjmë gjërat rregullisht për më vonë gjatë jetës, dyshohet se kemi probleme me vetëvlerësimin ose na mungon disiplinimi ynë dhe motivimi.

Faktet që nuk i kryejmë detyrat dhe obligimet me kohë dhe sipas rëndësisë së tyre që kanë, krijojnë një situatë të pakëndëshme në brendinë tonë shpirtërore, intelektuale dhe emocionale, sepse të menduarit tonë fokusohet tek ato gjëra që nuk i kemi plotësuar dhe nga fakti i vërtetë që ne duhet medoemos ti kryejmë obligimet që nuk i kemi kryer, mendimet na trokasin si qekan në kokë dhe na paralajmrojnë shqetësimin tonë reth mos kryerjes së obligimeve të cilat mund të na qojnë në një situatë të vështirë, pa e kuptuar psehun e vështirësive që na humbin tërsisht edhe motivimin tonë për ti kryer obligimet me kohë, sipas vlerës e sipas rëndësisë që kanë ato për ne dhe për jetën tonë përsonale, profesionale, kolektive e kombtare. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje