Ku e hetojmë fuqinë e transformimit të përcptimeve, mendimeve, bindjeve, besimeve dhe pikëpamjeve tona
01. 02. 2024
Fuqia e transformimit të përceptimeve, mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe sjelljeve tona është më e madhe, më e frytshme dhe më e dinjitetshme për progresivitetin shoqëor, kombtar, institucional, familjar, personal e professional, ku i organizojmë proceset e ndryshme jetësore. Mos transformimi i tyre është e kundërta e kësaj që tham. Çdo zbulim i madh në fushën e hulumtimeve dhe përpjekjeve shkencore, është një shkëputje graduale nga tradita dhe nga mënyrat e vjetruara të përcptimeve, mendimeve, bindjeve, besimve, pikëpamjeve dhe sjelljeve tona.
Astronomi egjiptas Ptolemeu, konstatoi se” toka ishte në qendër të universit”. Koperniku krijoj një transformim pikëpamje me pikppamjet e mëparshme duke e konstatuar” diellin e jo tokën në qendër të univessit”, siq konstatohej më parë. Shumë shpejtë rreth kësaj qështje interpretoheshin krejtë ndryshe pikëpamjet shkencore. Model i fizikës së Njutnit” ishte një pikëpamje mekanike dhe është akoma baza e inxhinjerisë moderne”, edhe pse ai ishte i “pjesshëm, jo i plotë”. Modeli i “botës shkencore u revolucionarizua nga Ajnshtajni me “pikëpamjen e tij të relativitetit, e cila ka shumë vlerë shpjeguse dhe parashikueshmëri më të lartë” se modelet e mëparshme shkencore.
Mendimet, bindjet, besimet dhe pikpamjet tona janë të fuqishme sepse “ato i krijojnë thjerzat përmes të cilave e përceptojmë botën. Fuqia e tyre është fuqi thelbsore e ndryshimit sasior, qoftë edhe kurë transformimi është një proces i menjiheshëm ose i ngadalshëm dhe i kujdesshëm”. Këto transformime të menjëhershme apo të ngadalshme e të kujdesshme, vërehen kjartë tek ne, përsonalisht e profesionalisht, tek familja jonë, kolektiviteti ku punojmë, rreti shoqëror mes të cilit jetojmë, vërehen edhe tek kombi të cilit i takojmë. Vërehen në ekonomi, shëndetësi, arsim e drejtësi.
Vërehen nëpër organizata të punës, nëpër spitale, nëpër qerdhe e shkolla dhe nëpër univerzitete, nëpër gjykata e prokurori, në polici e në ushtri: Vërehet sasia e cilësia e punës, përkushtimi e serioziteti i tyre në punë, sjelljet, edukata dhe përgjegjësitë që i posedojnë rreth punës nëpër organizatat dhe institucionet e tyre, kulturore, historike e shkencore, informative, analitike, politike e religjioze dhe në çdo pore tjetër të jetës ku punon klasa puntore. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!