Shumica e njerzëve i kërkojnë dhe i duan gjërat në çast, përkundër mundësive që i posedojnë
13. 01. 2024
“Dua para më shumë, shtëpi të madhe e të bukur, makinë luksoze, vikendicë, një qendër të madhe argtimi, sepse i meritoi të gjitha këto”. Edhe pse shqoqëia përmes kredive ua bënë të mundur kërkesat e qytetarëve për gjëra të ndryshme, ti marrin tani e ti paguajnë më vonë ato. Kjo mundësi në shiqim të par është bukur e kndëshme, por në fundë shihen pasojat e mëdha gjatë pagesës së kësteve mujore, duke e konstatuar secili hapin e nxitushem që mundën ta bëjnë jashtë mundësive që i posedojnë ata që i kërkojnë gjërat në qast, pa u pjekur kushtet dhe pa u arrit balansimi i gjithë faktorëve të duhur për një jetë të baraspeshuar.
Ndryshimi i hovshëm i teknologjisë dhe konkurenca në rritje e udhëhequr nga globalizmi i tregut dhe tknologjisë kërkon edukim e riedukim sistematik dhe të rinojmë vetëvetën me paisje të njohurive, bindjeve, besimeve, pikpamjeve, shprehive, shkathtësive dhe sjelljeve tona, që i kërkojnë ndryshimet teknologjike dhe globalizimi i tregut, për të ecur në hap me kohen dhe në hap me kërkesat e saj. Që të mos dalim jashtë mode, është e nevojshme të zhvillojmë mendjen, bindjen, besimin, qëndrimin, shprehitë e shkathtësit dhe vazhdimishtë të aftësohemi dhe ti përmirësojmë aftësitë, shprehitë dhe shkathtësitë tona për llojin e punës me të cilën merremi që të jemi më të qëndrushëm në obligimet që dalin nga natyra e punës me të cilën merremi.
Edhe nëse jemi të aftë ti pagujmë këstet mujore nga huamarrja e kredive, duhet ta vrasim mendjen nga ajo huamarrje, po bëjmë apo jo investime të domosdoshme që do të mbështesin dhe zmadhojnë suksesin brenda një, dy, pesë e dhjetë viteve të mëpasme. Kultura jonë klith më shumë për rezultate të tanishme, kurse parimi i shëndosh për të ekuilibruar nevojën për të plotësuar kërkesat e sotme me nevojën për të investuar në aftësitë tona që do të sigurojnë suksesin nesër, është e pashmangshme. E njëjta gjë parimor ndodhe edhe me shëndetin tonë përsonal, martesën, lidhjet familjare dhe me komunitetin. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!