Pasiguria ekzistenciale jetësore na mbërthen të frikësohemi për të ardhmen tonë
11. 01. 2024
Kjo ndjenjë frikësimi na bënë të cenushëm dhe të dobsuar në vëndin e punës, mes një kloektivi apo mes një shoqërie, me të cilën jemi rrethuar, duke u frikësuar se do të mbesim pa punë dhe do na zvoglohen dita ditës mundësitë tona që ti mbajmë komod familjarët për të cilët mbajmë përgjegjësi morale, njerëzore, humane, sociale e ligjore. Kjo cenushmëri detyron drejtë një mënyre të të jetuarit si të ndërvarur në raport me tjerët, pra një mënyrë jetese e cila është më pak kërcnuese.
Reagimi i zakonshëm i kulturës së shoqërisë sonë, ndaj këtij problemi frikësues ekzistencial është reagim që të bëhemi gjithnjë e më të pavarur, duke u përqëndruar tek vetja dhe e imja, për ta bërë punën sa më mirë e sa më kualitative që ta arrijmë kënaqësinë e gëzimin e vërtetë në procesin organizativ të punës, pa menduar se zgjidhja parimore e këtij problemi ekzistencial, do të ishte përgatitja dhe aftësimi ynë sa më i madh, sa më cilësor e sa më profesional drejtë ndërvarësisë, si një fazë më e lartë e zhvillimit dhe pjekurisë së një shoqërie, e cila premton një zgjidje parimore të problemeve të ndryshme ekzistencile të jetës njerëzore.
Ne si shoqëri jetojmë dhe duhet të përgatitemi sa më shumë që të jetojmë vërtetë një realitet të ndërvarur mes veti, si shoqëri që e synojmë zhvillimin sa më të madh demokratik, sa më human , social, moral e sa më kombtar, që arritjet tona të rëndësishme të përputhen objektivisht me aftësitë intelektuale, morale, humane, sociale, profesionale e kombtare të një shoqërie, që e synon zhvillimin dhe pjekurinë e ndërvarur mes shoqërive tjera, i cila synim ka mundësinë të marri aqë sa ka aftësi e potencial edhe tu jep tjerëve. Aftësia e ndërvarësisë së një shoqëria, mundëson ecjen dhe zhvillimin në trend me kohën, duke mos e pranuar jetën pasive në kurriz të tjerëve. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!