Neve shqiptarëve gjatë jetës, po na dalin pengesë sfida të mëdha e të shumta
09. 01. 2024
Në jetën tonë përsonale, familjare, kolektive, shoqërore, kombtare dhe në organizimin e procesit të punës, si veprimtari kryesore ekzistenciale, po sfidohemi me pengesa të shumta e të mëdha që po na dalin para gjatë jetës. Këto sfida që po na dalin para, jo vetëm që janë të shumta e të ndryshme, por janë edhe të llojlojshme për nga përmbajtja, sasia dhe cilësia.
Sa më e madhe është përmbajtja dhe ndryshimi i tyre, edhe vështirësit janë më të mëdha gjatë përpjekjeve tona për zgjidhjen e problemeve, që bartin me vete sfidat që na dalin para si pengesë. Zgjidhja më e lehtë e tyre kërkon mbështetjen e domosdoshme në shtat zakonet, ligjet apo parimet natyrale të njerzëve të suksesshëm, që i përdorin menqurisht për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që u dalin para atyre, duke u larguar sa më shumë nga gjepurat të cilave u ka skaduar koha.
Stephen R. Covey, në librin e tij” 7 zakonet e njerzëve të sukssshëm” na këshillon: ” nëse doni t’i arrini aspiratat tuaja më të larta dhe t’i mposhtni sfidat e shumta dhe të mëdha, identifikoni dhe zbatoni parimet natyrale, objektive dhe të suksesëshme, që i udhëheqin përfundimet të cilat ju i kërkoni”! Parimet në fjalë identifikohen dhe zabatohen natyrshëm dhe objektivishtë sa më shumë qëndrojmë largë praktikave të zakonshme dhe mendimeve të kulturës sonë që u ka skaduar koha për ti përdor gjatë zgjidhjes së problemeve të ndryshme.
Mënyra se si e zbatojmë një parim natyror të njerzëve të suksesshëm apo një parim tjetër, ndryshon shumë dhe do të përcaktohet nga fuqitë tona unike, intelektuale, humane, morale, sociale, profesionale, kombtare dhe nga talentet e krijimtaria që e poseojmë për brenda. Sipas psikologut të njohur apo Sokratit amerikan Stephen R. Covey këshillohemi se: ” Zgjidhjet parimore qëndrojnë në kontrast të plotë me praktikat e zakonshme dhe mendimin e kulturës sonë popullore”, Ai këshillon se: ” nuk zgjidhen problemet me të njëjtën mënyrë që i kemi krujuar ato”! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!