Mos shkil mbi nderin dhe kontributin e tjerëve, që të dukesh vet më i ndershëm e më kontributdhënës
05. 01. 2018- ripostim
Është veprim shumë i ultë të shkelim mbi nderin, kontributin, sakrificën, gjakun, mbi lavdin dhe krenarinë e tjerëve, që të dukemi vet më të mirë se ata. Shumë të tillë ka mesi ynë shoqëror, që shkelin mbi nderin, lavdin, krenarinë, sakrificën dhe kontributin e tjerëve!
Ata që vuajnë nga kompleksi i infeioritetit dhe ndërgjegjës së vrarë, moralit e dinjitetit të ultë, dinakerisë e cinizmit të tepruar, bëjnë përpjekje sistematike dhe e përdorin çdo mjet për t`ua lënë nën hije lavdinë, nderin, kontributin, krenarin që e posedojnë tjerët, që të duket në skenë vetëm lavdi e krenaria e tyre, edhe pse nuk i posedojnë këto vlera në nivel të duhur apo nuk i posedojnë fare.
Ky veprim i ultë tregon atë pjesë të unit primitiv të atyre që u flenë në deshirën përsonale thojnë : ” Shikomni e dëgjomni mua, se atë që e them nuk e luan topi”. “Une jam i veçantë”, “këtu kullem unë e jo tjerët”. “Ajo që e them dhe e bëj është me vlera më të mëdha sesa ajo që e thojnë dhe e bëjnë tjerët”. “Kontributi dhe arritjet e mija janë më të vlefshme sesa kontributi dhe arritjet e tjerëve”, e shumë marifetllëqe tjera të këtij niveli shumë të ultë dhe qesharak!
Egoja e këtyre rrëmbysëve të nderit, kontributit, lavdisë dhe krenarisë së tjerëve, është ajo pjesë e deformuar e karakterit, përsonalitetit, shpirtit dhe mendjes së tyre, që ka përbrenda poashtu dëshirën e deformuar dhe bënë përpjekje të deformuara, që me çdo kusht të bije në sy të opinjanit, të dëgjohet e të rrespektohet nga opinioni dhe të konsiderohet si ma i veçanti në mesin e tjerëve dhe si i vetmi, edhe pse keto perpjekje i bene ne deme te kontributit, nderit dhe lavdisë që e posedojnë tjerët, edhe pse tipat e tillë kurrfar vlere e kurfar kontributi nuk japin për tjerët.
Veprimi i qoroditur i këtyre rrëmbyseve, më shume ua ulë nderin, moralin, kontributin dhe lavdin atyre , sesa ua rritë, nëse posedojnë sado pak lavd e nderë ata.
Per ta ruajt nderin, kontributin, lavdin dhe krenarine aq sa e posedojme , nuk është mirë të bëjmë përpjekje të tilla që shkelin dhe ua fshehin kontributin e tjerëve, sepse pozicionohemi në pikën më të ultë njerëzore dhe e pasqyrojmë vetën sesa poshtë kemi ra, sesa të pakarakter e të pa shpirt jemi dhe sesa shkaterrim e dëm të madh i kemi sjellë e po ia sjellim atedheut, popullit dhe shtetit të cilit i takojme! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!