Ne shqiptarët jemi forcë krijuse apo shkatërruse e jetës sonë
14. 01. 2024
Kurë vërtetë e kuptojmë se jemi forcë krijuse ose shkatërrus e jetës sonë, nuk humbim kohë dhe energji kot duke i fajsuarsuar dhe përndjekë tjerët për mangësitë dhe shkatrrimet tona gjatë jetës. Nuk e humbim shpresën duke e arsyetuar vetën nga pengesat që naj sjellin tjerët dhe rrethanat mes të cilave jetojmë. Si psh: Sikur të mos kisha lindur kaq i varfur, sikur të jetoja në një vënd më të mirë, sikur gruja ime të ishte më e kuptushme, sikur e sikur…!
Fajsimi i dikujt dhe çdo gjëje tjetër për problemet dhe sfidat tona përsonale, familjare, grupore, kolektive, shoqërore dhe kombtare mund të jetë një model dhe mund të siguroi një lehtësim të përkohshëm nga dhimbja që naj shkatojnë problemet dhe sfidat e ndryshme jetësore, por na gozhdon dhe frenon tek problmet dhe sfidat e rënda e të vërteta, duke mos e marr përgjegjësinë mbi supet tona.
Kurë i dorzohemi faktit të besimit se jemi viktima të rrethanave dhe gjendjes së vështirë që naj kanë shkaktuar tjerët, ne e humbim shpresën, vullnetin, dëshirën, guximin, energjinë e dashurinë dhe qëndrojmë në pozicione të tërheqjes dhe amullisë. Ky qendrim na bënë të mendojmë se jemi figura shahu dhe kukulla në duarë të tjerëve për të na manipuluar ata. Jo pak njerzë të talentuar e të shkëlqyer e ndjejnë këtë dhe e vuajnë dekurajimin dhe depresionin që pason.
Me zbulimin e parimit dallues të zhvillimit dhe shpresës për gjatë hitorisë, kemi kuptuar thellë, se ne jemi forca krijuse e jetës sonë ose forca shkatërruese e sajë. Falë kuptushmërisë sonë rreth zbulimit të këtij parimi të shëndosh e objektiv të zhvillimit, tani e tutje nuk është mirë ti dorzohemi faktit të besimit, se ne jemi viktima të rrethanave dhe gjendjes së vështirë që naj kanë shkaktuar tjerët. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!