Mungesa e ekuilibrit jetësor sjellë probleme gjatë të jetuarit
16. 01. 2024
Pa ekuilibër jetësor gjatë të jetuarit do bëjmë jetë të vështirë, jo të lumtur dhe aspak të dinjitetshme. Jeta nën ndikimin e shumë faktorëve është komplekse, kërkuse, stresuse dhe absolutisht rraskapitës, edhe përkundër përpjekjeve tona për ta menagjuar kohën sa më mirë, për të bërë më shumë, me qenë më shumë dhe për të arritur efikasitet më të madh, përmes revulicionit teknologjik modern. Përkundër këtij angazhimi, ne e gjejmë vetën mes gjërave të dobpta, si shëndeti jo i mirë, atmosfera jo e këndëshme në familje, stresi rreth një gare e cila shpeshëherë nuk jep rezultate të kndëshme në atmosferën familjare, në shoqëri e më gjërë.
Për këtë moskënaqësi problemi nuk është tek angazhimi në punën tonë, si motor mbështetës i jetës, nuk është kompleksiteti i ndryshimeve të mëdha teknologjike. Problemi është kryesishtë tek kultura dhe tradita jonë e cila kërkon të shkojmë në punë sa më herët dhe të qendrojmë në te sa më vonë, të jemi më efikas, të jetojmë me sakrifica të tashmen, duke mos e vuar në epiqendër të vërtetën, se ” ekuilibri dhe paqja e mendjes nuk bëhen nga këto veprime të përmendura më lartë, por ekuilibri jetësor dhe paqja e mendjes pasojnë përsonin që e ka një gjykim të kjartë rreth prioriteteve të tij më të larta, që e jeton jetën me kjartësi dhe integritet kundrejt tyre.
Jeta na mëson, “nëse duam diçka në jetë, duhet ta kërkojmë më të mirën, sepse jeta është një lojë, një konkurencë, të cilën është mirë ta fitojmë”. Në këtë lojë, shokët, familjarët, miqtë e dashamirët i shohim si konkurent. Kurë fitojnë ata, më pak ngelet për ne, edhe përkundër përpjekjeve që të dukemi zemërgjërë dhe të gëzuar për sukseset e tyre, vërtetë zemra na dhemb. ” “Shumica e gjërave të mëdha në historinë e qytetrimit janë arritur nga vullneti i pavarur i një shpirti të vendosur, por mundësitë më të mëdha dhe arritjet e pakufishme të Epokës së Njohurisë së Puntorit, janë të përcaktuara veç për ata që arrijnë ta zotërojnë artin e “ne”-s. “Madhështia e vërtetë do të arrihet falë mendjes së pasur që funksionon me vetëmohim, me respektin reciprok për fitime reciproke”. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!