Etja dhe uria me qenë i kuptuar nga tjerët pa i kuptuar ata, sjellë ndryshime konfliktuoze

17. 01. 2024

Pak dëshira më të mëdha kanë njerzit se sa me qenë të kuptushëm nga tjerët gjatë komunikimit me ta. Pra një zë që dëgjohet, respektohet, vlerësohet dhe që ka ndikim në masë me të cilën komunikon. Kjo dëshirë në fjalë nuk është e njëjtë kurë bëhet fjalë edhe me i kuptuar tjerët. Shumica e tjerëve që i dëgjojnë mendimet e bashkfolësit nuk kanë durim ta dëgjojnë bisedën deri në fundë për ta kuptuar më mirë ate, por ata tretën në mendime se si tia kthejnë përgjigjen pa e kuptuar thellë, drejtë e sinqerishtë bisedën e tij.

Kjo gjendje e komunikimit nuk sjellë rezultate mes palëve që dialogojnë për agjendat e tyre, ku dalin në pah ndryshimet dhe mosmarrveshjet në pranimin e përmbajtjeve dalluse të agjendave mes palëve, edhe pse kultura e shoqërisë sonë kërkon me të madhe tek palët më parë të kuptuarit e gjërave dhe pastaj ndikimin. Megjithatë parimi i ndikimit drejtohet nga të kuptuarit reciprok të palëve, i lindur falë angazhimit të palëve në dialog për ta dëgjuar e kuptuar sa më thellës njëra palë tjetrën. Në të kundërten divergjencat, ndryshimet dhe mosmarveshjet rriten.

Edhe pse njerzit e botës kanë shumë të përbashkta mes veti, “ndryshojnë shumë me njëri tjetrin, mendojnë ndryshe, kanë vlera, motivime dhe objektiva të ndryshme nga njëherë edhe konkuruese” Mes këtyre dallimeve mund të lindin edhe konflikte të ndryshme, nëse nuk vie në shprehje kompromisi mes palëve. “Është humbje e madhe kurë dështojnë platët në zgjedhjen parimore të bashkveprimit krijues dhe në gjetjen e zgjidhjeve për problemet që janë më të mira se çdo pikëpamje e palës tjetër”! Pa artin e kompromisit nuk ka zgjidhje të situatave të ndryshme konfliktuoze. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje