“Natyra njerzore është katerdimenzionale- trup, mendje, zemër dhe shpirt”
18. 01. 2024
“Unë ju ftoi që të tregoni kujdes të shtuar për sfidat univerzale dhe për nevojat e sfidat tuja unike. Nëse bëni kështu do të gjeni zgjidhje dhe drejtim të qëndrushëm. Ju gjithashtu do ta gjeni dallimin midis trajtimit kuluror popullor dhe trajtimit të përjetshëm parimor të epokës që po bëhet gjithnjë e më e dukshme ndaj trajtimit të natyrës njerëzor katerdimenzionale” Stephen R. Covey
Trajtimi përmes prirjes kulturore dhe trajtimi i përjetshëm parimor i katër dimenzioneve të natyrës njerëzorer dallojnë rrënjësisht mes veti, si për nga sasia, si për nga cilësia e trajtimit të këtyre dimenzioneve.
“TRUPI: Prirja kulturore: ruan stilin e jetës; trajton problemet e shëndetit përmes medikamenteve dhe intervenimeve kirurgjike. Qasja parimore: parandalon smundjet dhe problemet e ndryshme nëpërmjet rregullimit të stilit të jetës në harmoni me parimet e krijuara univerzale të shëndetit, pranuar botërisht.
MENDJA:
Prirja kulturore: Ndiq TV, ” më argto”. Qasja parimore: lexo gjërsisht dhe thellsisht, edukim i vazhdushëm.
ZEMRA:
Prirja kulturore: shfrytëzo lidhjet me tjerët për të mbështetur interesat egoiste përsonale. Qasja parimore: dëgjimi dhe shërbimi thellësisht e me respekt ndaj tjerëve, sjellë përmbushjen dhe gëzimin më të madh për ne.
SHPIRTI:
Prirja kulturore: të jepesh pas laicizmit dhe cinizmit të rritur. Qasja parimore: kupto se burimi i nevojës sonë themelore për të kuptuar dhe i gjërave pozitive që i kërkojmë në jetë është parimi- ligjet natyrale të cilat unë besoi se e kanë burimin tek Zoti” S. R. C
Stephen Covey në vepren e tij ” 7 zakonet e njerzëve të suksesëshëm”, na këshillon ta ndajmë me të dashurit tanë atë që e mësojmë gjatë jetës dhe t’i zbatojmë ato në praktikë. Ai thot: ” të mësosh e të mos veprosh është njësoi si të mos mësosh. Ta dish një gjë dhe të mos e bësh praktikisht, është e njëjta gjë si të mos dish.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!