Është mjerim, smirëzi dhe paftyrësi të flasish në emër të Kosovës duke u fshehur prapa miqësisë ndërkombtare Euro-Aamerikane
16. 07. 2023
Duhet të jesh njeri i formur, i edukuar, i karaktershëmm, human, kombtar dhe i njerzishëm, që ta dallosh natyrën e pushtetit të zankonshëm e të vërtetë nga natyra e pushteti të jashtzakonshëm, të panjerzishëm dhe aspak i vërtetë. Të panjerzishmit, karieristët, egoistët, lakmitarët, kriminelët dhe tradhtarët, pushtetin e zakonshëm dhe të vërtetë e konsideojnë të jashtzakonshëm dhe të pavërtetë, pos atij pushteti që është në duartë e grabitqarëve, të panjerzishmëve, për ta jetësuar e arsyetuar rrezikshmërinë e tyre kundër popullatës që i takojnë, përmes pushtetit që ëndrrojnë ta uzurpojn pa meritë, përmes mjetëve më brutale, kundër shtetit e pushtetarëve që kanë ardhë në ballë të tij përmes votës legale të mbi 51% të popullatës.
Si ka mundësi të arsyetohen akterët e politikës pronto mafioze dhe pan, që gjaja na paskan bërë politikë konstruktive për dy dekada me radhë pas shkatërrimit të Kosovës gjatë atyre dekadave, krahauar me politikën e Qeverisë Kurti, pas nënshkrimit të zajednicës serbe, pas nënshkrimit të ekstra teritorit për kishat serbe që ishin pronë e shqiptarëve ortodoks, të uzurpuara nga bandat serbomalazeze, pas pagesës së rrymës, që nga pas lufta për bandat kriminale serbe të veriut në Kosovë, pas bashkpunimit në krimin ekonomik e politik me bandat e listës serbe për dy dekada me radhë, pas humbjes të mbi 8200 hektar tokë të Kosovëës rreth marrveshjës së demarkacionit me Malin e Zi, pas humbjes mbi 4000 hektar tokë rreth marveshjes së demarkacionit me Maqedonin veriore, pas nënshkrimit të marrveshje për ndarjen e Liqenit të Ujmanit dhe Trepçës?!
Si ka mundësi të arsyetohen akterët e politikës pronto-mafioze dhe pan, pas lejimit të ndertimit pa leje të laxheve në kodren e Diellit në veriun e Mitrovicës dhe në Zveqan për serbët kriminel të luftës, që ta kolonizojnë atë pjesë të mbi 15 shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga bandat serbe të veriut të Kosovës, të cilët sot e kësaj dite nuk janë lejuar të kthehen në tokat dhe shtëpitë e veta, pas korrupcionit golopantë për dy dekada me radhë, pas nepotizimit kriminal rreth punsimit të macave e kucave farefisnore, miqësore, partiake të tyre, në dëmë të punsimit real, të drejtë, profesional e njerëzor, pas abuzimit me prona shoqërore, pas abuzimit me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, pas keqpërdorimit të buxhetit shtetnor?!
Si ka mundësi të arsyetohen akteret e politikës pronto-mafioze dhe pan, që kanë bërë politikë konstruktive për dy dekada me radhë, krahasuar me politikën e Qeverisë Kurti, pas shtimit të mbi 45 mij veteranëve të rrejshëm të luftës, nga afër 14 mijë veteran të vërtetë të luftës që ishin realisht më parë, pas vrasjeve të kundërshtarëve politikë të Kosovës, pas përqajve politike e regjionale, pas përpjekjeve për ta ndar Kosovën me Shqipërnë dhe Serbinë tek Ura e Ibrit, pas qitjes në treg të atdheut të Kosovës dhe tjera marifetllyqe të shumta korruptive e kriminale?!
Nuk besoi aspak që këto krime mundë të fshihen para popullit dhe prapa miqësisë me Europën plakë e Shelfae dhe prapa miqësisë së vërtetë të popullit shqipar me Amerikën që 100 e sa vite me radhë deri tek Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, që i ka kontribu kësaj miqësie të thellë me Amerikën! Çfarë tu themi këtyre veprimeve arogante që iu bënë Kosovës për dy dekada me radhë, pos veprime të kulluara arrognte që po kundëmojnë tradhti! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!