Urithët i kanë humb sytë e vetë, duke ikur nga drita drejtë errësirës
14. 07. 2023
Një pjesë e deputetëve, sëbashku me liderët e tyre partiak, dje u dëshmuan në PARLAMENTIN e KOSOVËS, se janë sikur urithët që i pengon drita e diellit dhe sa po të depërton para syve të tyre, i vërbon e i alarmon tërsisht ata dhe i nxjerr prej kontrollit racional duke arsyetuar errësirën në të cilën ndjehen komod, që mos tu vrehet verbëria e tyre dhe të fshehen pas skutave të errta, që të ndjehen sa më komod me sekretet kriminale verbuse, duke kërcnuar e shantazhuar permes erresirës, që ta pengojnë depertimin e lirshëm të dritës tek tjerët, e cila ua zhvesh para tjerëve, maskat e krimit urithëve në fjalë.
Kjo dukuri përqarëse e urrejtëse e urithëve që po qendron si re e zezë mbi fatin e kombit shqiptar, i ka shkaktuar dëme të medha nëpër rrjedha të ndryshme historike dhe po i shkakton edhe sotë e kësaj dite, nga urithët që e kanë lënë vetën pa e balansuar shendetin e tyre biologjik me atë intelektual, shëndetin shpirteror me atë emocional, shendetin human me at moral dhe shendetin e tyre kombtar me atë njerëzor, duke i humbur sytë e vetë, që të mbesin në errësirë për jetë!
Me një fjalë urithët e kane lejuar vetën të komandohen nga instiktet e egërsuara shtazore e jo nga logjika e të menduarit njerëzor, të komandohen nga egoizmi i egërsuar e jo nga altruizmi, nga lakmia e qoroditur antinjerëzore e jo nga lakmia njerëzore, humane, sociale, morale e kombtare. E kane lejuar vetën të udhehiqen nga emocionet negative, e jo nga ato pozitive dhe jane shnderruar në urrithë që i pengon drita, të cilët i kane humbur shqisat e të pamunit, e kanë tjetërsuar tërsisht funksionimin normal të sistemit të tyre nervor qendror i cili udhehiqet nga truri dhe palca kurrizore.
Populli im i dashur, mos u beso kurrë urithëve që i kanë humbë sytë e vetë, duke ikur nga drita drejtë errësirës, tua besosh fatin tëndë, sepse ata nuk i mbrojnë interesat tua, shtetit, interesat kombtare, pos interesave të veta të ulta, pas të cilëve i kanë humbë edhe shqisat e të pamurit si urithët e vërtetë duke ikur nga rrezet e diellit, për tu fshehur skutave të errta, sëbashku me krimet e tyre!
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!