Përqarjet mes shqiptarëve ishin dhe janë një ogur i zi për atëdhe e për liri
17. 06. 2023
Ato fatkeqësisht ende po vazhdojnë si më parë mos më keq, edhe pse po i paguajmë me gjak e me jetë shqiptari dhe me tkurrje sistematike të trojeve tona, që nga pushtimi i Ilirisë e deri me sot! Për qudi prap nuk po mbushemi mend por po i thellojmë edhe mëtej përqarjet mes veti, si një ogur i zi për Kosovë e për Shqipëri dhe për shqiptarët në përgjithësi! Kurë e them këtë uroi të mos kem aspak të drejtë, por realitetin të cilin po e perceptoi, nuk po me lejon të mendoi e të ndjej nryshe, sepse po me dhembë thellë në shpirte e në trup dhe po me shqetëson shumë emocionalishtë realiteti i hidhur mbarë trojeve shqiptare!
A nuk po vazhdojnë edhe sot përqarjet mes shqiptarëve në Kosovë e në Shqipëri dhe mes shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta të pushtuara nga fqinjët tanë sllavo-grek, si përqarjet mes principatave Ilire dhe Arbërore , derisa u pushtua tërësisht Iliria dhe Arbëria nga pushtuesit latino-romak e Greko-bizantin dhe serbo- bullgaro-sllav ortodoks e nga Perandoria Otomane- turko-aziatike, për të vazhduar pushtimi edhe mëtej nga fqinjët tanë pushues sllavo-grek, deri në ditët e sotme, me synimin që ti zhdukin shqiptarët nga faqja e dheut dhe nga harto gjeografike e botës, pa u mbushur asnjëherë mend shqiptari, si më parë paraardhësit tanë arbëror e Ilir, mos më keq si ata!
A nuk është më keq sot përqarja mes shqiptarëve andej e këtej kufijëve, brenda e jashtë tyre, apo përceptimet e mija janë iluzore që po e shtrembërojnë realitetin pa dashjen time, me të cilin jan rrethuar shqiptarët andej e këtej kufijëve, brenda e jashtë tyre? Është iluzion i imi përqarës apo realitet perceptues i përqarjeve mes veti të deputetëve opozitë e pozitë në Parlamentin e Kosovës dhe në Paralamentin e Shqipërisë, si një ogur i zi për Kosovë e për Shqipëri, për atdhe e për liri?
Nuk besoi që mund të perceptohet e të përjetohet ndryshe ky realitet i hidhur që i ka rrethuar shqiptarët, për ata që kanë zemër e shpirt të ndjejnë, për ata që kanë sy të perceptojnë dhe mendë e vetëdije të kuptojnë?!
A nuk është përqarja ogurzezë për Kosovë e për Shqipëri dhe për shqiptarët në përgjithësi, mes Kryeministrit të Shqipërisë e Kryeministrit të Kosovës?! A nuk është sjellje orguzezë ta përkrahish e të bashkëpunosh me armikun e shqiptarëve në jugë e në veri, në lindje e në perëndim, që po rrijnë me gojë të hapur ta kapërdijnë Kosovën me Shqipërin?! Cili mik i donë shqiptarët të përqarë e të hasmëruar mes veti, pos armiqëve greko-sllav për rreth nesh me Rusinë në ballë?!
Cili mik i përkrah shqiptarët e korruptuar, nepotistë dhe kriminel të krimit të organizuar kundër vetëvetës e në dëm të trojeve të tyre, në dëm të pasurisë kombtare, në dëm të shtetit e në dëm të popullatës në përgjhithësi?! Asnjëri prej tyre pos armiqive tanë!
Miqtë tanë nuk i prishin planet, interesat dhe strategjitë e veta për budallitë e shqiptarëve, hasmëritë e tyre mes veti, vëllavrasjet, krimit të organizuar ekonomik, shëndetësor, politik, arsimor dhe juridik. Këtë duhet kuptuar sa më parë populli shqiptar dhe të mbushemi mend, që mos të na pëseriten tragjeditë njëra pas tjetrës në trojet dhe në popullatën tonë shqiptare! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!