Çfarë duhet të kemi parasysh ne si komb sipas akademik Esat Stavilecit?
16. 06. 2015- ripostim
-E para, se përkundër zhvillimeve evoluese të dekadës së fundit, veçanërisht në Kosovë kur çështja e saj u shtrua në një dritë të re, me një perspektivë të re dhe premtuese, çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur, as në segmentet e veçuara, dhe as në tërësinë e saj.
-E dyta, se janë shumë të ndërvarura dhe të ndërkushtëzuara zhvillimet politike në hapësirën shqiptare që, shprehur figurativisht, do të duhej të kuptohej se : pa qenë mirë në Shqipëri, nuk do të bëhet mirë në Kosovë; pa qenë mirë në Kosovë, nuk do të jetë mirë me shqiptarët në hapësirën tjetër shqiptare.
-E treta, se janë shumë të ndërlikueshme proceset politike që po zhvillohen në hapësirën shqiptare, se janë shumë të ndërlikueshme shkaqet që po shkaktojnë ato procese dhe se janë shumë të ndërlikueshme veprimet që duhen të ndërmirren për krijimin e kushteve për t’u bashkuar në një zë : si një popull dhe si një komb, në kohën kur, ç’ është e vërteta, nga njëra anë, po rritemi si popull, e nga ana tjetër, ende po na kërcënon rreziku që të tkurremi si komb.
Pak fjalë për të kaluarën tonë
-Nëse do të përmblidhej, qoftë edhe me një fjali të vetme, e kaluara jonë e hidhur, do të mund të nxirrej përfundimi vërtet i parrëzueshëm se Evropa cënoi rëndë tërësinë tonë territoriale, dhe bëri përpjekje që të na shlyejë nga harta gjeopolitike e saj.
-Përfundimi i dytë, gjithashtu i parrëzueshëm, që do të mund të nxirrej në lidhje me pushtimin e tokave tona nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, është se as Serbia, as Mali i Zi dhe as Greqia “nuk kishin mbështetje historike për të përligjur lakmitë e veta ndaj trojeve shqiptare”.
-Copëtimi i trojeve shqiptare dhe aneksimi i më tepër se gjysmës së tyre ndodhi nga ana e monarkive fqinje. Serbia qe e para që bëri pastrimin etnik që në luftën ruso-turke(1877-78), ndërsa pas Konferencës së Ambasadorëve në Londër(1913), qeveritë e Beogradit, Cetinës dhe Athinës, filluan dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe i dërguan të mërgonin në Turqi, sa më larg prej kufijve të tyre.
-Edhe pas vitit 1918, Jugosllavia vazhdoi për dekada, fushatën e dëbimit të shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Edhe pse gjatë Luftës së Dytë Botërore, prej aleatëve të mëdhenj shqiptarëve iu premtua respektimi i parimit të vetëvendosjes, procedurat ndodhen ndryshe.
-Kthimi i shkurtër në histori është në të vërtetë, një thirrje që “ t’i kthehemi vetës sonë dhe përgjegjësive tona, në mënyrë që të nxjerrim mësim nga e kaluara, që të mos pësojmë në të ardhmen si komb”.
Çka nuk kemi mësuar nga e kaluara ?
-Nga e kaluara jonë e hidhur nuk kemi nxjerr mësim që sot të ndërgjegjësohemi që, jo vetëm të mendojmë, por edhe të shprehemi dhe të veprojmë, si një popull dhe si një komb politikë.
-Në fjalët dhe në fjalimet tona ende ka shumë porosi folklorike , pa vra mendjen se: po të bëhej me sharki a me çifteli, ne shqiptarët të parët në Hënë do të kishim mbërri! Mirëpo, duhet të pushojmë ta fajësojmë historinë dhe Evropën për padrejtësitë ndaj nesh, sepse ato janë të pakontestueshme.
-Neve na duhet konsolidimi kombëtar pikërisht që të mos na përsëritet e kaluara. Na duhen qëndrime të përbashkëta për çështje të përbashkëta. Ne, sikur, ende nuk e ndiejmë nevojën që të funksionojmë si një tërësi kombëtare. Prandaj, energjinë tonë krijuesë do të duhej ta shpenzonim dhe ta shteronim në rrafshin kombëtar, në projekte kombëtare. E. S.
Lexuesi im i dashur ka ardhe koha e fundit, të mendojmë, të ndjejmë dhe të veprojmë si një komb i përbashkët për zgjidhjen e qështjes sonë kombëtare të pazgjidhur. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!