Vuçiq po stimulohet me sjelljet e Edi Ramës t’i kërcnohet me luftë Kosovës
20. 05. 2023
“Serbia merr më shumë zëmër e kurajo të bëjë diversion ndaj Kosovës”, së pambrojtur përballë Serbisë, duke logoritur se e ka prej vetit Shqipërinë! “Vuçiq e përdor Ramën si mjet shfajësimi për politikat e tij agresive ndaj Kosovës”, i cili po vepron me dinakri e mjeshtri djallëzore për t’i përçarë sa më thellë mes veti Kosovën e Shqipërinë, duke u shprehur se „E keqja gjendet në Kosovë, për ndryshe ne nuk do t’i kishim këto marrëdhënie kaq vëllazërore me Edi Ramën“! Hajde djallëzi e poshtërsi hajde dhe e thefsh qafën!
Sintagma „Shqiptarët në Shqipëri janë të arsyeshëm, por këta të Kosovës nuk kuptojnë“, po ma rikujtonë sintagmen e mëhershme të vëllazërim bashkimit mes partizanëve shqiptar, me ata serbo-malazez, që e patën krijuar masakën e përgjakshme të Tivarit, duke i vrarë shqiptarët e Kosovës si ballistë të dyshuar, veshur me petkat e partizanëve, të bërë bashkë me partizanëit shqiptar, për t’u ndihmuar vëllëzërve partizan serbo-malazez, t’i çlirojnë tokat e tyre nga nazizmi gjeman!
Politika djallëzore dhe e përgjakshme, e bërë bashk me politikën akademike dhe kishtare serbe, që nga shekulli 8,9,10 e11 përmes djallëzirave, gënjeshtrave të kurdisur tipike, serbo-ruso-sllave kanë krijuar gjenocide të shumta nëpër rrjedhat e përgjakshme historike kundër shqiptarëve, për tua marr me dhunë tokat e tyre përmes kombinimit të gënjeshtrave të politikanëve, intelekualëve dhe klerikëve fetar ortodoks e fashist serb! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!