Kah po shkojnë shqiptarët drejtë humbjeve si përherë apo drejtë fitoreve…
18. 05. 2020- ripostim
Një klasë politike që nuk e ndëshkon korrupcionin, nepotizmin, krimin e organizuar, amoralitetin, prostitucionin, narkomaninë, trafikimin me qenje njerëzore, trafikimin me substanca narkotike, e ka shkatërruar bazën themelore të rendit e rregullit shtetnor, ka shkelë me dy këmbët mbi ligjin dhe kushtetutën shtetnore dhe i ka shkatërruar tërsisht interesat e përbashkta kombtare e njerezore.
Jam mase i interesuar ta kuptoi se, qeveritë tona për dy dekada me radhë e ndëshkuan apo jo korrupcionin, nepotizmin, krimin e organizuar, amoralitetin, prostitucionin, narkomaninë, trafikimin me qenje njerzore, e trafikimin me substanca narkotike?! E kanë shkatërruar apo jo bazën themelore të rendit e rregullit shtetnor, kanë shkelë apo jo mbi ligjin e kushtetutën shtetnore, i kanë shkatërruar apo jo interesat tona të përbashkta kombtare e nijerëzore?!
Pala dialogus e Kosovës në dialog me Palën serbe, u tregua apo jo vigjilente, konstruktive dhe mbrojtëse e interesave të Kosovës, shtetit të saj dhe organizimit të mbrenshëm shtetnor, pa ndërhyrë Serbia nga jashtë me bandat e veta kriminale?! Klasa jonë politike andej e këtej kufive për dy e më shumë dekada, e ruajti apo jo unitetin tonë kombtar, mirëkuptimin, tolerancën, bashkpunimin dhe solidaritetin mes shqiptarëve, pa të cilat nuk do të ketë shqipëri e kosovë?!
Kah po shkon Shqipëria, Kosova dhe populli shqiptar me kastat e tyre politike, drejtë nënshtrimit e poshtrimit ndaj të huajve, si përherë apo drejt konsolidimit të interesave tona kombtare e njerëzore?! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!