Arsimit tone po i mungon qasja serioze dhe profesionale e reformimit
5. o5. 2017- Ripostim
Segmentet bazë të arsimit tonë kombetar nuk mbetën pa u trazuar gjatë këtyre dy dekadave, në përpjekje për të bërë ndryshime apo reformë në organizimin e procesit edukativ-mësimor, nëpër të gjitha nivelet e shkollimit. Këto përpjekje nisën sëbashku me ndërkombëtarët dhe vendorët, por si po duket gjithnjë e më shumë po humb besimi në ato premtime të mëdha e megalomane politike, për një reformim të shkelqyeshëm në proceset bazë të arsimit tonë kombtar dhe niveleve e llojeve të ndryshme te shkollës shqipe nga qerdhet, arsimi parafillor, fillor, i mesëm i ultë, i mesem i lartë apo arsimi parauniverzitar dhe ai univerzitar .
Nëse nisemi nga segmenti bazë i planprogrameve apo korikulave të Kosovës, në vend që tu ngritet cilësia dhe niveli strukturor i përmbajtjeve, atyre po u bie gjithnjë e më shume, sepse kanë mbetë në duar të atyre që nuk kanë përgatitje profesionale, nuk kanë përvoj dhe zotësi të mjaftushme, për të hartuar planprograme cilësore për nevojat e shkollave dhe nxënësve e për nevojat univerzitare dhe studentëve, pra në të gjitha nivelet e llojet, nga ai para univerzitar e deri tek ai univerzitar.
Nuk mund të konsiderohet reformë korikulare duke bërë kopi paste të korikulave të huja dhe duke i përkthyer ato në gjuhen shqipe, pa e bërë një analizë shkencore e profesionale se, ku kanë mundësi të përdoren ato korikula dhe si të përdoren dhe sa mund të përdoren ato, a kemi mundësi ekonomike, materile, kadrovike, a kemi sypërstruoture shkollore, kabinete e mjete të mjaftushme mësimore dhe poashtu hapsirë të mjaftushme nëpër lokalet shkollore apo nuk kemi dhe të gjitha këto përputhen apo nuk përputhen me kapacitetin e nxënësve dhe studentëve tanë dhe me nevojat e tyre që i plotësojnë kërkesat e tregut bashkohor.
Këtë qështje nuk e kanë marr parasysh autorët reformator të hartimit dhe perpilimit të korikulave dhe për këtë arsye gjatë hartimit ato kanë mbetë të nivelit më të ultë professional, pedagogjik, psikologjik, didaktik, metodik e metodologjik.
Nëse nisemi nga segmenti i hartimit dhe përpilimit të tekstëve dhe liuteraturës shkollore e univerzitare, edhe tek ato vërehet niveli i ultë profesional i hartimit dhe përpilimit të tyre, sipas standardeve bashkohore pedagogjike-psikologjike e standardeve didaktike-metodike dhe metodologjike, të cilave po ashtu u mungon edhe një brum përmbajtësor e kualitativ që të përvetësohen njohuri të domosdoshme dhe elementare për jetën e nxënësve dhe studentëve tanë.
Tekstet dhe literatura shkollore nuk përcillen me doracak udhëzues, se si duhet të shpjegohen njësitë mësimore që i posedojnë ato nga ana e mesimdhënësve dhe ato njësi si të përvetësohen nga ana e nxënësve. Në shumicën e lëndëve mësimore mungojnë fare tekstet dhe literatura shkollore, sidomos nëpër shkolla të mesme të larta profesionale e nëpër univerzitete, ku tekste e literature shkollore janë skriptet nëpër skriptore që i hartojnë mësimdhënësit për levërditë e veta komerciale dhe për ta mbuluar pasivetetin e mosaftësinë e vetë profesionale që e posedojnë.
Me një fjalë këto tekste e kjo literaturë e quajtur skriptomania, nuk përcillen me një literaturë më të gjërë profesionale, që t’u mundësohet nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve të paisen me një kulturë sa më të gjërë për mësimdhënje e për mësimnxënje, duke e arsyetuar vetën secili mësimdhënës dhe hartues i teksteve dhe literaturës shkollore, se është obligim sipas reformës në fjalë, që nxënësit dhe studentët të hulumtojnë literaturë të nevojshme përmes internetit!
Kjo gjendje e mjerë aspak humane e aspak profesionale nuk ka të bëj aspak me reformen, pos me deformimin e saje, sepse për të bërë reformë në arsim, më parë duhet të jenë të reformuar e të përgatitur profesionalisht e moralishtë reformatoret, mësimdhënësit, menagjerët e shkollave, univerziteteve, trajnerët e mësimdhënësve, hartusit e përpilusit e korikulave, tekstëve dhe literaturës, hartusit e përpilusit e testeve kombtare, shkollore e univerzitare për testimin e nxënësve dhe studentëve tanë, që të kenë drejtë morale, njerëzore, kombtar, profesionale e shkencore te bëjnë me përgjegjësi reformë arsimore.
Nëse nisemi nga segmenti i përdorimit të formave, teknikave, metodave dhe parimeve mësimore gjatë organizimit të procesit mësimor në klasë, në kabinet, apo në mësim onllajn përmes Tv e mësim në natyr, nuk ka korelacion të duhur e profesional mes formave, teknikave, metodave dhe parimeve mësimore, në raport me natyrën përmbajtësore të plan-programeve apo korikulave mësimore, në raport me strukturën përmbajtësore të teksteve e literature shkollore, në raport me mjetet e kabinetet mësimore dhe testeve e teknikave tjera të notimit e testimit të nxënësve e studenëve tanë.
Të ketë një harmonizim korelativ mes planprogrameve, teksteve e literatures shkollore e univerzitare, formave, teknikave, metodave, parimeve, mjetëve e kabinetëve mësimore, testeve e teknikave tjera të shumta të notimit e testimit të nxënësve e studentëve, është e pumundëshme pa një studim serioz, profesional, pedagogjik, didaktik, metodik, e metodologjik dhe pa nje studim professional psikologjik ne fushen e psikologjise se pergjithshme, femijnore, psikologjhise pedagogjike dhe psikologjise se edukimit. Për ndryshe dështimi na qëndron prapa dyrerve të shkollës dhe univerzitetit.
Pa këtë qasje profesionale është e denuar të dështoi çdo përpjekje delitante e militantëve partiak, jo profesionistë e të pa përgatitur si duhet e sa duhet, të bëjnë reformë të duhur në arsimin tonë kombtar, të mos them e shkatërrojnë më shumë strukturën integrale e përmbajtësore të edukimit dhe arsimit tonë!
Nëse nisemi nga segmenti i mjeteve dhe kabineteve mësimore, në shumicën e shkollave tona, në fakultete e në kolegje, mjetet dhe kabinetet në fjalë mungojnë tërsisht dhe e vetmja mundësi që i ka mbetë mësimdhënësit është tabela, një shkums, një shpuze, teksti bazë i lëndës mësimore dhe metoda frontale e ligjerimit në të shumten e rasteve, ku shumë tekste shkollore e univerzitare mungojnë për shumicën e lëndëve mësimore, duk u zavendësuar me skripte e me diktime të mësimdhënësve!
Edhe ato pak kabinete e mjete mësimore përdoren sa për sye e faqe, ku më shumë krijohet tollovi në procesin mësimoir, se sa një mirvatje kreative e punës mësimore, sepse mungon pergatitja metodike e perdorimit racional e funkcional e kabineteve dhe mjeteve mësimor nga ana e mësimdhënësve.
Nese nisemi nga segmenti i përcjelljes profesionale të organizimit të punës edukative-mësimore në shkollë, univesitet, kjo përcjellje po bëhet nga një garniturë e njerëzve që nuk janë të përgatitur sa e si duhet profesionalisht, në aspektin pedagogjik e psikologjik, nga nivelet me te larta e deri te nivelet me te ulta shkollore, ku ne shumicen e shkollave besa edhe univerziteteve e kolegjeve, mos të them në të gjitha, mungon instalimi i shërbimit profesional pedagogjik e psikologjik në shkolla e në fakultete, për ta bërë punen e vetë profesionale rrethe organizmit të procesit edukativ-mësimor, rreth bashkupunimit shkollë –familje-nxënës, rreth bashkupunimit mësues nxënës e student dhe mësues-mësues, rreth bashkpunimit shkolla me shkollën fakulteti me fakultetin, rreth organizimit të aktiviteteve të lira jashtmësimore, rreth organizmit të mësimit plotësues, mësimit shtues, mësimit suplimentar, të cilat nuk perfillen fare. Rreth organizimit të punës së kshillit të shkollës, këshillit të nxënësve, kshillit të studentëve dhe këshillit të prindërve.
Nëse nisemi nga segmenti i mënyrës së cilesimit të nxënësve dhe studentëve i cili dita ditës po korruptohet dhe po i bie niveli objektiv i cilsimit, vleresimit, testimit dhe notimit për shkak të përgatitjes jo profesionale të testeve të ndryshme dhe instrumenteve tjera të shumta për cilësim e notim, për shkak të lidhjeve farefisnore, familjare e kolegiale, për shkak të përkatësive politike dhe për shkak të menyrave të ndryshme korruptive e banale.
Nëse nisemi nga segmenti i përgatitjes së dokumentacionit pedagogjik në shkollë e më gjërë dhe dosjeve të ndryshme komulative për nxënës e studentë, janë në nivel shumë të ultë krahasuar me ndoj shkollë në Europë e më gjërë.
Nëse nisemi nga segmenti i pergatitjes profesionale, pedagogjike, psikologjike dhe didaktiko-metodike e kuadrit mësimdhënës, ka vënd shume për përmirësime dhe për ngritje të cilësisë së tyre e cila është mëse e domosdoshme për punë të efektshme e sa më cilësore.
Nëse nisemi nga segmenti i numrit të nxënësve dhe studentëve nëpër klase e kabinete, nuk ka kurrfar kriteri reformues, është i madhe numri i tyre nëpër klasë e kabinete. Regjistrimi i tyre bëhet pa kritere pedagogjike e psikologjike, ku klasët janë stërngarkuar dhe janë shëndrruar në reparte ushtarake nxënësish e studentësh, në pamundësi të punohet natyrshëm me ta. Regjistrim sipas kritereve farefisnore, kolegiale e politike, po kështu pa kritere behet edhe kalueshmeria dhe gradimi i tyre duke i pais ata me dëftesa, qertifikata e diplama, sikur ato të blehen në treg.
Lexuesi im i dashur keto janë disa prej mangësive të shumta gjatë reformimit jo profesional në shkollat parauniverzitare e ne univerzitetet tona. Mos të flasim për shkollat dhe kolegjet private, që jane konkurente vetëm për plaqkë të drejtëperdrejtë të popullatës, pa e prekë ndërgjegjen fare për kualitet dhe cilësi në procesin edukativ-mësimor të nxënësve dhe studentëve tanë në nivel kombetar. Po ashtu duhet numruar edhe mangësitë në reformimin e qerdheve dhe enteve parashkollore, në ato private e shtetnore, me nje fjale anarhi e papërgjegjësi totale nëpër to.
Këto veprime gjaja reformuse, më e drejtë do të ishte ti quajmë veprime deformuse në edukimin dhe arsimin tonë kombtar dhe papërgjegjësi totale. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!