Dysho ne menyren e perceptimeve, mendimeve dhe veprimeve tuaja, mos jane zhyte ne boten iluzore

 

Pararoje e mos deshtimeve tona te shumta, jane dyshimet ne ate qe e perceptojm e mendojm dhe e bejme. Ata qe i lene vende dyshimeve ne menyren e perceptimit te njerezve, gjerave natyrore, shoqerore, shpirtnore, rralle here deshtojne ne menyren e te menduarit dhe ne menyren e organizimit te veprimeve te veta gjate jetes. Nese gjate procesit te perceptimit, mendimit dhe formimit te qendrimeve e pikepamjeve tona ndaj dukurive te ndryshme, nuk e kemi edhe nje baze te dyshimit se, perceptimet, mendimet dhe veprimet tona munde te futen pa dashje dhe pa dije, ne boten e iluzioneve te cilat na mashtrojne shume ne shtremberimin e realitetit, te cilin e perjetojm dhe bindemi per momentin.
Sa me shume qe tretemi ne boten e iluzioneve dhe nuk i ndriqojm ato permes dyshimeve tona mbi to, i japim shanse te madhe formimit te mendimeve, qendrimeve dhe pikepamjeve tona te gabuara, ne baze te cilave i organizojme edhe sjelljet gjate jetes. Sjelljet tona qe lindin nga ndikimi i iluzioneve te cilat kualifikohen si perceptime qe e deformojne realitetin, pa dijen dhe pa dashjen tone, na qojne drejte deshtimeve personale, familjare, shoqerore, profesionale, politike dhe kombetare.
Shume gjera ne shiqim te pare na duken terheqese apo rrefuzuese, progressive apo regresive, te verteta apo te paverteta, pore ne funde fare e verejme mashtrimin iluzor dhe çdo gje e mrekullueshme qe ishte ma pare, na duket e shemtuar tani, dhe anasjelltas. Mu per kete, vije ne shprehje konstatimi se, shume gjera qe me duken mua te mrekullueshme, tjereve u duken te shemtuara dhe anasjelltas.
Empiristi i madh Xhon Llok, ne pikepamjet e tija filozofike e mbeshteste mendimin i cili pohonte se:“ Sa ma shume qe dyshojme rrethe procesit dhe menyres se njohjeve tona drejte se vertetes, aqe me shume e aqe me thelle i japim shance vetit ta njohim ate“. Mesazhi i kesaje thenje te ketij filozofi te madh anglez, kerkon kujdesin tone maksimal dhe perqendrimin e vemendjes ne cilesine dhe menyren e perceptimeve, mendimeve dhe ne cilesine e menyren e formimit te qendrimeve dhe pikepamjeve tona, ne baze te  cilave i bejme sjelljet e veprimet qe rezultojne po ashtu me menyren dhe cilesine e te jetuarit personal, profesional, familjar, shoqeror, politik e kombetare.
Njerezit qe gabojne dhe nuk jane te lumtur gjate jetes se tyre, jane ata qe mendojne se pikepamjet e veta per nje realitet te caktuar, jane te pagabuara dhe apsolutisht te verteta, dhe nuk e pranojne anen tjeter te medaljes, sepse dikush tjeter te njejtin realitet e shef ndryshe dhe ka pikepamje te ndryshme ne krahasim me ta. Per kundrazi njerezit qe kane aftesi ta kuptojne dhe ta pranojne se bota eshte shumengjyreshe e jo vetem bardh e zi dhe e kuptojne se pikepamjet e tyre nuk jane i vetmi kendeveshtrim i drejte dhe i pagabuar rrethe gjerave te ndryshme ne bote, jane njerezit ma te kendshem, ma te lumtur, te thjeshte, tolerant, te matur, komunikues, bashkepunues,  respektues e te respektushem, te dashur e ma te suksesshem ne jete.
Nese e praktikojm dyshimin gjate proceseve perceptive dhe njohjes se realitetit, gjithnje e ma shume i japim mundesi vetit per ti kuptuar perceptimet, mendimet, qendrimet dhe formimin e pikepamjeve tona, se sa jane e sa nuk jane te verteta dhe me cilin kualitet posedojne ato. Permes kesaje ecurie te dyshimit, kemi shansin te kuptojme se nuk kemi gjithmone te drejte ne menyren e perceptimit, mendimeve, qendrimeve dhe ne menyren e formimit te pikepamjeve tona ndaj realitetit. Po ashtu permes kesaje procedure aftesohemi te kuptojme qe edhe pikepamjet e tjereve, duhet respektuar per aqe sa jane te argumentuara dhe te jemi te hapur ndaj tyre, per aqe sa jane te verteta, te leverdishme, argumentuese dhe bindese.
Me kete qe thash me larte nuk e kam ndermende te pozicionohem, me ata qe nuk arrijne kurr ti mbrojne pozicionet e veta duke u luhatur djathtas e majtas te papozicionuar dhe me ata qe nuk e mbrojne ate qe eshte e drejte dhe e vertete dhe qe nuk protestojne me kombengulje kunder asaje qe eshte e gabuar, e pavertete dhe e padrejte.
Deshtimi me i madh personal, profesional, familjar, politik, shtetnor dhe ai kombetare, vie atehere kur tregohemi arrogant, te ngurte, te paperfillshem ndaj tjereve me mendimet, qendrimet dhe me pikepamjet tona personale qe flasin per nje realitet te caktuar, ndaj te cilave nuk dyshojme per asnje moment, por u besojme ekstremisht edhe pse jane te pa argumentuara dhe jo bindese.
Lexuesi im i dashur nese nuk ke deshire te deshton , dysho ne menyren e perceptimeve, mendimeve dhe ne menyren e formimit te qenrimeve dhe pikpamjeve tuaja ndaj realitetit te gjerave, ngjarjeve dhe proceseve te ndryshme natyrore shoqerore dhe shpirtrore, nese ke deshire ti ofrohesh sa ma shume te vertetes. Te dyshosh ne njohurite tuaja, do te thot qe te beshe perpjekje ti ofrohesh sa me afer njohjes per te verteten dhe gjithnje ta argumentosh ate per aqe sa ke mundesi e aftesi.
I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje