Nuk ka jetë të dinjitetshme, pa ndriqim sistematik të botës sonë shpirtërore
20. 10. 2022
Edukata, dituria , të menduarit, njohuritë e zgjuarsia janë rreze drite, që ia ndriqojnë errësirën përbrenda botës sonë intelektuale, shpirtërore, emocionale, sociale, humane, morale e kombtare dhe naj transformojnë sjelljet, tiparet e temperamentit, karakterit dhe përsonalitetit, në raport me vetëvetën e në raport me tjerët.
Pa dituri e pa edukatë, pa zgjuarsi e pa inteligjencë të zhvilluar dhe të përsosur, njeriu gjatë jetës do të mbetët i egersuar si gjallesat tjera të egërsuara në pylle. Nuk është menquri aspak ta qesim pas shpine angazhimin tonë sistematik, për të grumbulluar sa më shumë dituri e edukatë të duhur e të vlefshme dhe për tu paisë me mirësi e njerëzishmëri.
Pa këto vlera madhore në shërbim të njeriut, nuk ka ngritje e as përsosje të inteligjencës sonë, nuk ka humanizim e socializim të shpirtit, emocionëve, tiparëve të temperamentit, karakterit dhe përsonalitetit tonë në përgjithësi. Nuk ka jetë të dinjitetshme, produktive e të suksesshme, që ia kemi vuar vetit si qëllim njerëzor! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!