Kush po ia rrënën vlerat madhore të edukumit, arsimit dhe të institucionëve tona edukativo arsimore
12. 10. 2022
Dita ditës edukimit, arsimit dhe institucionëve tona edukativo-arsimore nga qerdhet e deri tek univezitetet, po ia rrënojnë për toke vlerat madhore të tyre, militantizmi partiak, familjarizmi, korrupcioni dhe niveli jo i mjaftushëm i përgatitjes profesionale, morale, humane, sociale, kombtare, njerëzore, pedagogjike, psikologjike, didaktike dhe metodologjike e kuadrit mësimëdhënës, e kuadrit menagjues e këshillëdhënës, duke e dominuar procesin organizativ të mësimit, menagjimit dhe këshillimit profesional të pedagogëve e psikologëve shkollor, militantët partiakë, të korruptuarit, nepotistët, që e posedojnë bukur një numër të tillësh, institucionet tona në fjalë, të cilët nuk e vrajnë ndërgjegjën aspak, për gjendjen e palakmushme të arsimit tonë kombtar dhe institucioneve edukativo-arsimore!
Rrënuesit në fjalë, nuk e qajnë kokën për nivelin e pamjaftushëm të kulturës profesionle, pedagogjike, psikologjike, didaktike e metodologjike të planprogrameve shkollore nga poshtë lartë e anasjelltas, pra nga qerdhetë deri tek univerzitetet, duke u dhënë mundësi e përparësi militantëve partiak, ti fusin hundët aty ku nuk e kanë vëndin, as përgatitjen profesionale, pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodologjike, morale e kombtare, pos përgatitjes e synimit të shpërlarjes së parave. Rrënuesit në fjalë po ashtu nuk e kanë lënë lehtë të shpëtojnë as hartimi e përpilimi i teksteve dhe literaturës shkollore, të cilave u mungon dukshëm teknologjia dhe aparatura pedagogjiko-psikologjike, didaktiktiko- metodologjike, u mungon standardi gjuhësor, sqarimi i termave të ndryshëm që gjenden nëpër përmbajtjet e njësive mësimore dhe mangësi tjera të edukimit dhe arsimit të mirëfillt e të shëndetshëm për kohën.
Po kjo gjendje e palakmueshme nga rrënuesit në fjalë, ka depërtuar edhe tek trajnimi i mësimdhënësve, nga një kuadër aspak profesionalist dhe aspak më i përgatitur për këtë qështje trajnuse, se sa kolegët e vetë mësimdhënës, që trajnohen nga ata rreth formave, teknikave e metodave të mësidhënjes dhe mësimnxënjes gjatë procesit organizativ mësimor brënda shkollave. Po kështu rrënimi vazhdon edhe rreth përgatitjes së testimit dhe cilësimit të nxënësve e studentëve, ku përgatitja e testëve bëhej, adhok ,aty për aty, në mungesë të madhe profesionale, dhe në disëharmoni me përmbajtjet programore që gjendën në planprogramet mësimore dhe në tekstet e në literaturën shkollore.
E njëjta dukuri rrënuse, nga rrënusit në fjalë, e ka përfshi edhe përgatitjen e kabinetëve shkollore, mjetëve mësimore të cilat nuk janë të ndërtuara e të paisura me mjete mësimore sipas standartëve pedagogjike e psikologjike, pa e respektuar fare natyrën e lëndëve mësimore dhe moshën e nxënësve, po ashtu e njëjta dukuri negative vazhdon rreth regjistrimit te nxënësve e studntëve, rreth kalushmërisë se tyre, pa rrespektuar kurrfar kritere pedagogjik e psikologjik, pos dominimit të kriterit militant të partive, familjarzmit, farefisnisë, kolegialitetit, miqësisë dhe intervencave korruptuse nga llojet më të ndryshme.
Po këta rrënues ua kanë shkelë padrejtësisht e po ua shkelin të drejtën e punsimit të pedagogëve dhe psikologeve shkollor, pa të cilët nuk ka organizim të mirëfillt në procesin mësimor, brenda institucioneve tona edukativo-mësimore, nuk ka cilësim e notim sipas parimeve psikologjike e pedagogjike, nuk ka regjistrim të nxënësve e studentëve aty ku e kanë vëndin sipa aftësive të tyre që i kanë përfituar e sipas talentëve që i posedojnë, po ashtu nuk ka kalushmëi sipas meritës, por sipas dukurive dviante që i cekum më lartë, nuk ka edhe punsim sipas rezultateve që tregohen në testim dhe sipas përgatitjes profesionle të puntorëve në vëndin e punës ku konkuron, por ka majorizim, injorancë dhe arrogance, të atyre që e kanë shtetin dhe pushtetin në dorë! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!