Ata që bijn në grackën e lëndimëve dhe inatëve vështirë e kanë të ecin përpara
5. 08. 2013- ripostim
Secili prej neve shpesh bijmë në grackën e lëndimeve dhe inatëve gjatë jetës, sa do që mendojmë se jemi të qetë, korrekt e racional. Mjafton një shiqim i vrazhdë, një ton i lartë i zërit, një opinjon negativ drejtuar neve nga tjerët, të na qoi në grackën e lëndimëve dhe inatëve ndaj tyre.
Sa më thellë të futemi në grackën e lëndimëve dhe inatëve, aqë më vështirë e kemi të dalim prej atyre situatave. E kemi vështirë të dalim nga kjo gjendje tensionuse, sepse përsonat që na lëndojnë apo tregohën të pa drejtë ndaj nesh, ata fillojnë të zënë vëndë kryesor në mendimet tona, gjithnjë duke prodhuar mendime që i mallkojmë ata, mendime e konfrontime me ta dhe mendime hakemarrëse për padrejtësitë dhe lëndimet që naj kanë bërë e naj bëjnë ata.
Nese bijmë në grackën e lëndimëve dhe inatëve, fillojmë ti kërcnojmë të gjitha marrëdhënjët dhe raportët e mira mes njerëzve, sepse grackat dhe inatet naj shtrembërojnë këndëvështrimet tona në raport me tjerët, duke harruar gjithçka të mirë nga ata dhe duke kujtuar vetem pa drejtësitë dhe të kqijat e tyre që naj kanë shkaktuar. Kjo gjendje e tensionuar në raport me tjerët, dëmton rëndë raportin tone, jo vetëm ndaj tjerëve, por edhe ndaj vetës e jetës sonë.
Per qudi edhe kurë e kuptojmë, se po e paguajm me një qmim shumë të madh, presionin e ndjenjës së lëndimëve dhe inatëve, që prodhohet përmes mendimëve dhe fantazisë sonë të tërbuar për hakmarrje, shpeshëherë nuk mund të dalim nga kjo grackë që na shkaktohet prej tjerëve.
Derisa te presim qe tjeret te na trajtojne ne menyre te drejte, e kemi të vështirë të lirohemi nga gracka e lëndimëve dhe inatëve.Kjo pritshmëri edhe pse është shumë joshëse, është fare e pamundëshme.
Nëse ua kthejmë shpinën grackave, kemi zgjedhur rrugën më të mirë për të ecur përpara, duke i kapërcyer me sukses sfidat që na dalin para nga tjerët gjatë jetës, pa i përfillur fare pengesat dhe shqetesimet e mundëshme.
Grackave ua kethejnë shpinën, të gjithë ata që janë të sigurtë në forcat vetanake. Ata që nuk e kanë këtë siguri, e kanë shumë vështirë ta bëjnë këtë veprim.
I lus lexusit e mij të dashur të besojnë sa më shumë në farcat e veta, që secili prej neve i posedojmë për brenda! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!