Mënyra e reflektimit të opozitës ndaj pozitës, është egoiste apo altruiste
20. 07. 2022
Egoizmi ka dallim të madh në raport me altruizmin. Egoistët i mbrojnë vetëm interesat e veta përsonale, në dëm të interesave kolektive, shoqërore, shtetnore e në dëm të interesave kombtare. Kjo dukuri e shëmtuar nuk ndodhë kurrë tek altruistët, sepse ata interesat e veta i realizojnë në kuadër të realizimit të interesave kolektive, shoqërore, shtetnore e kombtare. Pra tek altruistët, në vëndë të parë dalin interesat kolektive, shoqërore, shtetnore e kombtare, në radhë të dytë dalin interesat personale, të cilat nuk shkelin mbi intresat e askujtë.
Po të shtrohet pytja, se opozitarët në Parlamentin e Kosovës dhe në kuvendet komunale, po reflektojnë egoizëm apo altruizëm ndaj mazhurancës, ndaj shtetit, ndaj buxhetit të Kosovës, ndaj pasurisë kombtare, ndaj gjendjës së varfur të popullit? Përgjigjëja ndaj kësaj pyetje do të ishte e drejtë, se altruistët me asnjë qmim nuk korruptohen, nuk e lejojnë vetën të marrin pozicione të nepotistëve, pozicione të korruptuarëve, të zhvatësve, të abuzuesve me pronën shoqërore, kolektive, shtetnore e kombtare dhe pozicione të kriminalizuara të veprimeve të tyre përsonale, në fusha të ndryshme institucionale shtetnore e private dhe në raport me tjeret, me ndërkombtarët e në rapot me pushtusit.
Ndërsa egoistet për pak pare të pista korruptohen, marrin pozicione të nepotistëve, krimit të organizuar në fusha të ndryshme, pozicione të zhvatësve, të abuzuesëve me pronën shoqërore, kolektive, shtetnore e kombtare dhe pozicione të ndryshm të kriminalizuara në rapot me tjeret, ndërkombtarët e në raport me pushtusit tanë. Egoistët reflektojnë pangopesi agresive për ti plotësuar interesat e veta personale, familjare e partiake Eguistet reflektojnë xhelozi, agresivitt, tradhti, smirëzi, inatë, urrejtje, përqarjre, reflektojnë edhe vëllavraje dhe çfarë nuk reflektojnë tjetër, kur bëhet fjalë për të zezat, për krimet, për pafytyrësinë, për lajkat e mashtrimet e tyre?!
Tani lindë pyetj tjetër për publikun, mbështetur në ate që është shkruar më lartë, se cila prej tyre, pozitë opozit, po reflektojnë publikshtë në Parlamentin e Kosovës dhe në kuvndët komunale, më shumë altruizëm e cila më shumë egoizëm? Sytë janë me pa, veshët me ndëgju, koka me kuptu, emocionet me ndje e me përjetu, nëse në kokat tona kemi sado pak mend e sa do pak tru?
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!