Pala kosovare ne dialog me Serbin, vendimet qe i mori e nenshkrimet qe i dha, nuk i sollen asnje dobi Kosoves pos deme!
20. 02. 2022
Marrja e vendimeve te pandergjegjeshme, te ngutshme, koke ne veti, pa u konsultuar delegacioni yne dialogues me Presidencen, Qeverine dhe me Parlamentin rreth qeshtjeve qe kane peshe te madhe kombtare e nderkombtare dhe nenshkrimi e vulosja e marrveshjeve sy mbyllur, pa e kuptuar mire permbajtjen e asaje qe nenshkruhet e vuloset, i kane sjelle Kosoves, shtetit dhe popullit shqiptar deme te pariparushme.
Per veprime te ndergjegjshme e marrje vendimesh te duhura, Henry David ka thene: “Nuk njoh fakt më inkurajues se sa aftësia e padiskutushme e njeriut për ta ngritur jetën me përpjekje të ndërgjegjshme”. Ne mesin tone kombetar e ne atë politik, akademik, kulturor, ekonomik, shendetsor, arsimor, juridik, ka pak, te mos them aspak, burra te tille qe marrin vendime në menyre të ndergjegjeshme, te duhur e te pergjegjeshme per favoret tona kombtare, shtetnore, politike, perkundrazi vendimet qe i marrin u mungon ndergjegjeshmeria, pergjegjeshmeria, duke nxituar, koke me vete dhe pa u konsultuar me aske, sidomos ne kete qeshtje prijne politikanet tane.
Marrja e vendimeve te tilla, po i sjelle vendit degradim e shkaterrim, ngecje në zhvillim e izolim total, perqarje, ngaterresa, e kundershtime aspak njerzore mes nesh, pozicione te disfavorshme mes fqinjeve tane pushtues, humbje teritoresh, korrupcion, nepotizem e krim te organizuar, pervetsime te paligjshme te pasurise dhe befasira tjera te shumta para nderkombetareve e para botes.
Për te gjitha keto veprime, çmimin po e paguajme shume shtrejtë si komb dhe po ua leme pasardhesve tane, ta paguajn edhe më shtrejte haraqin e gabimeve tona fatkeqesishte! I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!