Disa zera po thrrasin te kthehemi ne fene krishtene dhe ta mohojm ate islame
Keta zera kane marr guximin te dalin pertej filozofise se Rilindaseve tane kombetar, te cilet e themeluan kombin dhe thrrisnin ne popull me thenjen e tyre : ” Feja e shqiptarit eshte shqiptaria”. Ata zera qe presin prej popullit shqiptar te kthehen nga besimi islam ne ate krishten, shohin endrra me sy hapur, duke besuar ne thirrjet e tyre te kota. Kaloi koha e dokrrave, endrrave dhe thirrjeve te kota, sepse boten e ka ne duar dituria, shkenca, uniteti, toleranca, mirbesimi, respekti ndaj te gjitheve te cilet nuk te pengojne te jetosh lirshem e ta besosh Zotin ne menyren tende personale. Bota po joshet dita dites pas zhvillimit ekonomik, hamanitar, barazimit e mirekuptimit mes njerezeve dhe tolerances, duke u larguar sa ma shume nga ata zera qe thrrasin per lufte dhe vellaverasje mbi baza fetare, thrrasin per te dominuar dhe per ti shkatrruar tjeret qe nuk mendojne si ta, thrrasin qe te fyhen e te turperohen ne mes veti, thrasin me banalizma ne emer te Zotit, dhe e manipulojne edhe Zotin per manit e tyre manjako-depresive. Zoti na kupton njejte te gjitheve katolik, ortodoks e islamik, kur i lutemi dhe e falenderojme ne menyren me njerezore . Kombi shqiptar ka nevoj per bashkim, keshtu siq jemi katolik, ortodoks e islamik, sepse kjo gjendje shpirtnore e besimit nuk eshte e diteve te sotit, por daton me shekuj te cilat kane ardhur permes ndikimit te rrymimeve te ndryshme, politike, fetare, kulturore, qe i posedonin pushtusit tane shekullor. Ne duhet ta besojme Zotin si njerez te humanizuar, si njerez me ndjenja te plota kombetare, duke respektuar deri ne pakufi kombin permes fese te ciles i besojme, sepse kombi eshte mbi te gjitha, e jo te bejme manipulime permes feve ne emer te Zotit, qe ti kundershtojme tjeret, ti fyejme, ti ngaterrojme, ti neneshtrojme e ti poshtrojme ata mbi baza fetare. Nuk eshte mire, ne emer te fese te mbjellim urrejtje mes kombit tone, te mbjellim perqarje dhe te leshohemi ne avantura vellaverasese. Secili popull apo komb qoft, i ka besimet e veta dhe secili besim e ka filozofine e tije, ne te cilen thirret nje popull. Askush nuk ka te drejte morale, fetare, politike, ligjore dhe kombetare, ta fyej tjetrin mbi baza fetare dhe ta perçmoj nje popull. Te ne shqiptaret, disa zera gjithnje e me shume kane filluar tua japin besimeve tona fetare nje pamje agresive ne raportet nderfetare, duke lansuar lloj lloj idesh me plot etiketime, me plot mburrje te thata e urrejtje ne dem te njeri tjetrit, ne dem te unitetit, mirkuptimit e tolerances, ne dem te lirise e pavaresis se vendit dhe disa kane filluar ta marrin pamjen e mos besimit dhe manipulimit, per tu fshehur pas feve, si personalitete te shufishta depresivo-maniake.
Lexuesi im i dashur besoje Zotin si ta don zemra jote, por jo kurr ne dem te qeshtjes sone kombetare, sepse Zoti na ka ber shqiptar, siq i ka bere dhe popujt tjere ashtu si jane. Ne nuk kemi nevoj ta njejtesojme kombin dhe gjuhen, me reliket, shejat dhe me besimin fetar te tjereve, sepse askush prej popujve ne bote , nuk ka vlera me te medha se sa populli shqiptar. Te gjithe jemi te barabart para Zotit dhe si te tille duhet te ndjehemi, pa patur nevoj nenshtrimin ndaj tjereve apo te ndjehemi inferior ne raport me ta. Nuk ka vlere me te madhe se, ti lutemi Zotit dhe ti falenderohemi Atij permes gjuhes sone shqipe, permes traditave tona shqiptare, qe ua ka lakmi bota, sepse vertete ishim njeri nder popujt me te lashte te ketij rruzulli toksor. I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!