Sa ka qene dhe sa eshte e pranishme ndihma e pedagogeve dhe psikologeve ne reformimin e edukimit dhe arsimit tone kombtar
- 5. 2014
Edhe pse reforma ne arsim dhe ne shkolle eshte detyre dhe pergjegjesi kryesore profesionale e pedagogeve, psikologeve dhe stafit te sherbimit pedagogjiko-psikologjik, me se paku apo fare hiq u ka mbete kjo kompetence profesionale atyre. Fatkeqesisht, kjo gjendje solli me shume deshtime sesa ecje progresive ne ne reformimin e edukimit dhe arsimit tone kombtar, e cila po vazhdon ende!
Reformat para luftes i benin dhe ia impononin arsimit kosovar dhe shkolles shqipe ne Kosove e ne trojet e pushtuara shqiptare, pushtuesit tane serbo-sllav, kurse vendoret vetem aminin ua benim, pa kuptuar fare se cka po behet me ato ndryshime reformuese. Vendoret, pasi kalonte koha, kuptonin se asgje nuk po ndryshon per te mire, edhe pse flitej e propagandohej permes mjeteve te informimit, se do te ndodhin mrekullite ne edukimin, arsimin e ne shkollen tone shqipe, siq eshte fole edhe pas clirimit te Kosoves e deri me tani.
Edhe pas luftes clirimtare te Kosoves, prap se prap reformat nuk mbeten kompetence kryesore profesionale e pedagogeve dhe psikologeve te shkollave, Entit Pedagogjik te Kosoves, Enteve Rajonale Pedogogjike, Enteve Komunale Pedagogjike dhe Sherbimit Pedagogjiko-Psikologjik, qe sa do pak funksiononte me pare dhe e kishin krijuar nje pervoje e cila nuk e ka merituar te hidhet posht, sepse keto sherbime ne nivel vendi ishin te mbuluara me stafet e tyre te pergatitura sado pak profesionalisht, e qe e kishin nje pervoje ne percjelljen e gjendjes dhe organizimit te procesit edukativo-arsimore ne nivel te vendit, ne nivel rajonit, ne nivel te komunave dhe ne nivel te institucioneve te ndryshme edukativo-arsimore ne shkalle vendi.
Per qudi keto institucione, jo vetem qe su perfillen fare, por u mbyllen tersisht nga pashaj i Unmikut i ashtuquajturi Daksner, me bekimin edhe te disa shqipfolesve, qe e luanin lojen e papagallit per pashajn, Daksner, ne vend qe ta kene rolin dhe primatin kryesor ne menagjimin, kontrollimin, percjelljen dhe udhezimin, se si duhet te behen reformat ne edukim, arsim dhe ne shkollat tona te te gjitha niveleve ne Kosove.
Keto reforma mbeten ne kompetence te politikes nderkombtare, e cila politike me se paku e ka njohur realitetin dhe ligjimitetin tone edukativo-arsimor ne Kosove dhe me se paku eshte mbeshtetur mbi kete realitet, qe mos te them edhe e ka injoruar tersishte.
UNMIK-u me pashain e tij Daksner, atehere edhe sot e njihnin si legjitim arsimin e Serbise, kurse arsimin e Kosoves si pjese te saj. Nga ky qendrim dhe pozicion u nisen reformat ne arsimin kosovar, se bashku me disa bashkepunetore shqipfoles, apo me mire te them me perkthyesit e tyre, te cilet me se paku ishin te pergatitur ne aspektin profesional pedagogjiko-psikologjik te bejne reforma ne arsim. Pergatitja e tyre ishte te bejne vetem amin dhe te pranojne pozita te lakmueshme ne arsim, qe me se paku i meritonin ne aspektin profesional, pedagogjik dhe psikologjik, per ti marre ato pergjegjesi aqe te medha e me vlera kombetare.
Edhe pse po pranohet se dekada e pare e reformes ne arsim, pas luftes Clirimtare te Kosoves ka deshtuar, prap edhe sot e kesaj dite ka filluar i njejti avaz edhe edhe ne dekaden e dyte reformuse, ku askush nuk e merr per baze si kriter njohjen dhe pergatitjen profesionale te pedagogeve dhe psikologeve, qe kane kompetence e pergjegjesi profesionale, me shume se sa kushdo tjeter, per te bere reforma e ndryshime progresive sa me te arsyeshme , sa me te begatshme, e sa me te mundeshme per realitetin tone edukativo-arsimor dhe realitetin e shkollave tona ne Kosove, realitet te cilin e posedojme per momentin.
Ky konstatim i imi personal, mbeshtetet ne pervojen time te gjate dhe pervojen profesionale ne arsim, ku i kam kaluar afer kater dekada dhe po vazhdoje me tutje me kete realitet. Sipas ketij konstatimi, reformat me shume kane mbete ne duar te atyre qe ndoshta kane deshire te bejne reforma, por qe nuk kane aftesi e pergatitje profesionale pedagogjiko-psikologjike, metodike, didaktike e metodologjike per ti bere ato me nje vizion te qarte e profesional, se ku duhet bere reforma e ku jo per momentin, ku kemi mundesi ekonomike e profesionale per ti bere ato ndryshime dhe sa kemi kushte per ti realizuar ato.
Kjo reforme ka patur vetem nje sukses, e ate e ka patur te beje diferencimin e atyre punetoreve profesionaist qe kane patur zotesi profesionale, per te bere reforma ne arsim dhe i kane zevendesuar me ata qe ishin perkthyes te UNMIK-ut dhe qe ishin trajnuar per nje jave e dy e per nje muaj, per te bere gjeja reforma ne arsim. Dikush mund te ma marre per te madh kete konstatim, por nuk kane te drejte sepse ne kete beteje te ashtuquajtur reformuese, nuk ua kane dhene asnje kompetence me pergjegjesi atyre njerezve qe ishin dhe jane kolose te pergatitjeve profeisonale e shkencore pedagogjiko-psikolologjike dhe kolose te arsimit.
Si psh: Dr. Pajazit Nushi, Dr. Neki Juniku, Dr. Besnik Spahiu, Dr. Masar Nagavci, Dr. Riza Brada, Dr. Nijazi Zylfiu, Dr. Islam Krasniqi, Dr. Hajrullah Koliqi, Dr. Aferdita Deva, Dr. Bektesh Bekteshi, Dr. Dem Hoti e shume e shume tjere, qe e kane deshmuar veten me titujt e tyre shkencor dhe vepra e botime te shumta me vlera shkencore ne fushen e pegagogjise dhe psikologjise, si shkenca qe merren kryesishjt dhe duhet te merren me kompetence e pergjegjesi profesionale e shkencore , per ti bere reformat sa me objektivisht, sa me racionale dhe sa me shkencore, sepse objekt studimi shkencat ne fjale e kane: edukaten, arsmimin, mesimin, objektet e mjetet mesimore, format, metodat, teknikat dhe menyrat e format e ndryshme organizative te procesit edukativo-msimor, notimin e cilesimin e nxenesve, qe objekt studimi i kane: sjelljet, veprimet, proceset mentale, emocionale, kognitive dhe pervojen e njeriut ne pergjithesi , e pervojen e nxenesit ne veqanti.
Asnje trajnues, apo i trajnuar nuk mund ta kete potencialin e njejte intelektual ,kulturore, profesionalo- pedagogjik dhe psikologjik, nese nuk eshte me profesion pedagog, psikolog te cilet jane deshmuar si kreator te mirefillte ne fushat shkencore te pedagogjis, didaktikes,metodikes, metodologjise pedagogjike dhe te psikologjise se pergjithshme, psikologjise pedagogjhike, psikologjise femijnore dhe psikologjise se edukimit, qe te merren me kompetence e pergjegjesi profesionale me reformat edukativo-arsimore, edhe pse trajnusit dhe te trajnuarit pa drejtesisht gjenden ne vendet kyqe e me pergjegjesi ne fushat e ndryshme te arsimit, vetem e vetem qe jane militante te flakte te partise ne pushtet dhe jane pais pa kurrfar merite me grada e tituj dhe poleta shkencore brenda nje nate, duke thyer cdo kriter te rrugtimit te rregullt gjate shkollimit po ashtu te rregullt.
Me militante partiak e me karierist, me te korruptuar e me nepotist , kursesi nuk behen reformat ,qe mund te sjellin ndryshime progresive e te begatshme, ne realitetin tone edukativo-arsimor e cdo kund tjeter. Runa o Zot prej militanteve partiak, qe te vetmin synim e kane karrieren dhe interesin e tyre personal, te cilet nuk dojne te shohin se po shkatrrojne cdo gje qe gjejne para vetit, per te cilen iu ka dhene edhe pergjegjesia.
Per qudi, ne krye te ketyre hulumtimeve reformuese gjenden matematiciente, kimiste, fiziciente, biologe, inxhiniere, arsimtare te batit, ekonomiste dhe kategori te tilla qe me se paku se kush tjeter kane zotesi profesionale pedogogjiko-psikologjike te bejne reforma, kuptohet pa i nenqmuar zotesite e tyre qe ndoshta mund ti kene ne fushat profesionale, per te cilat edhe jane pergatite.
Lexuesi im i dashur te lutem mos i merr kurr ato pergjegjesi mbi vete, per te cilat nuk ke zotesi profesionale, morale e njerezore dhe pergjegjesi e edukate kombetare, te cilat duhet dashte e respektuar me shume se sa veten dhe jeten tende. I juaj mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!