Gjendja e shkolles shqipe sot, pa sherbimin profesional te pedagogut e psikologut shkollor
27. 04. 2021
Edhe pse eshte folur shume per reformat ne arsim dhe ne shkolle, u be pak apo aspak, sepse gjendja e saj ne vend qe te perparoje ka stagnuar dhe here here po degradon prapa. Kam bindjen time personale per reformen e cila i ngjau nje eksperimentimi spontan, me shume se cka po behet me gjendjen e shkolles tone, se sa nje hulumtim shkencor i cili duhet te kete synime te kjarta, se ku do te arrije, a mund te arrije, me kend te arrije dhe me cilat kushte realizohet reforma ne edukim, arsim dhe ne shkollen shqipe kosovare.
Dekada e pare dhe e dyte e reformes ne arsim, pas luftes clirimtare te Kosoves, ka filluar te cilesohet si e deshtuar me perpjekje te kota dhe jo profesionale per reformimin e arsimit dhe shkolles. Per kete cilesim jane binde edhe vete “reformatoret” qe i patem ne balle te reformave per dy dekada me radhe. Kur e them kete, mbeshtetem ne pervojen time profesionale qe i kame perjetuar te gjitha perpjekjet reformuse dhe mjafte energji kam hargjuar duke i ndjekur trajnimet per tu aftesuar qe perpjekjet reformuse te behen realitet i arsimit tone kombtar dhe i shkolles shqipe si institucion permes te cilit i ofrohen mundesi e kushte te reja gjate edukimit e arsimit gjeneratave tona.
Pasi kam kaluar pervoje shume vjeqare ne arsim dhe kam pas fatin ti perjetoi te gjitha fazat e reformimit, trajnimit te mesimedhenesve, drejtoreve per udheheqesi te reformuar, formimin dhe hartimin e korikulave te reja shkollore, po ashtu hartimin e tekesteve dhe litratures shkollore,, zgjedhjen dhe aplikimin e mjeteve mesimore ne procesin organizativ te mesimdhenjes e mesimnxenes ne shkollat tona. Per kete qeshtje shume serioze po ua ofroje disa konstatime te mija personale e profesionale sesi ka rrjedhe ky proces:
Keto reforma, shkolles ia hoqen ate pak sherbim profesional- pedakogjik e psikologjik qe kishte me pare, te cilin sherbim e kishte hale ne sy per shkollen shqipe edhe politika serbo-jugosllave para luftes. Po me kete alergji ndaj ketij sherbimi vazhdoi edhe UNMIKU pas luftes, duke rrenuar pervojen e shkolles sone qe e kishim ndertuar me plot mund e sakrifica te medha, duke vepruar me ngulm e sakrifice ne goj te ujkut sllav qe deshironte ta rrenoi e ta sllavizoi shkollen shqipe.
Pashai i UNMIKUT, i quajtur Daksner, e pa te arsyeshme me “reformen” e tij “eksperimentale” te shkoi aq large, si te ishim ne, nje vend i prapambetur i Afrikes dhe mori vendime te pa matura aspak njerezore, kryesishte qellim kqija per arsimin e kosoves te cilin e konsideronte si pjese e arsimit te Serbise, ku filloi ti shemb e ti mbylle Entet pedagogjike te cilat funksiononin ne gjithe teritorin e Kosoves si : Entin pedagogjik te Kosoves, i cili i kryente sherbimet profesionale e shkencore ne nivel te saje.
Mori vendim te vrazhde qe tì mbylle edhe entet rajonale pedagogjike, entet komunale pedagogjike dhe sherbimin profesional pedagogjik e psikologjik neper shkollat tona pas mbylljes se Entit pedagogjik te Kosoves qe ishin me pare dhe funksiononin si eshte mese miri, te cilat i kryenin punet dhe obligimet e veta profesionale e shkencore, sipas pergjegjesive qe i kishin nga larte- poshte e anasjelltas ne menyre te koordinuar.
Organizimi i brendshem i procesit edukativ-mesimore ne shkolle, mbeti pa nje percjellje dhe pa nje ndihmese profesionale, te cilin mund ta bej ne menyre cilesore vetem sherbimi pedagogjik e psikologjik i shkolles ne krye me pedagogun dhe psikologun shkollor. Pa kete percjellje profesionale te ciles ia ndali turrin pashai i UNMIKUT ne bashkpunim me perkthyesit e tij apo papagajte shqipfoles, te cilet i kishte shperblyer me pergjegjesi te medha per “reformat” ne arsim te Kosoves apo eksperimentin daksnerqe me qellime shume te keqija qe ta rrenoi arsimin tone kombtar, duke e bere realitet aspak te pershtatshem e aspak professional, tersishte anarkik ne kundershtim me interesat reformuse te arsimit tone kombtar e te shkolles sone shqipe, duke imponuar marefitllyqe te ndryshme ne realitetin e shkolles tone, te nje niveli aspak professional, aspak pedagogjik e aspak psikologjik, kryesishte me nje fryme imponuse te stilit te pashajt UNMIKAS.
Kur e them kete, e kam mendimin tek shumica e punetoreve te rinje, te cileve u mungon pervoja pedagogjike qe ti qasen ne menyre profesionale organizimit te procesit edukativ-mesimor ne lendet e tyre. U mungon pervoja qe ti perdorin ne menyren me efikase mjetet mesimore, format, teknikat, metodat dhe parimet sa me racionale gjate organizimit te punes se tyre profesionale. U mungon pervoja ti respektojne ne menyre profesionale etapat e nje ore mesimore kur kane zhvillim, perseritje dhe ushtrime, te cilat etapa nuk kuptohen sa e si duhet nga nje pjese e dukshme e stafit mesimdhenes.
Do te ishte mese i nevojshem sherbimi professional pedagogjik e psikologjik i pedagogut dhe psikologut shkollor, qe tu dale ne ndihmes kesaje pjese te stafit mesimor dhe ta ngrite sa me shume cilesine dhe efikasitetin e tyre ne organizimin e procesit edukativ-mesimor sipas kerkesave reformuse ne arsim.
Cilesimit te nxenesve nga stafi mesimdhenes, ne vend qe ti rritet efikasiteti profesional, pedagogjik dhe psikologjik, ai po bie dukshem duke u shnderruar ne nje fushate pa kriter gjate notimit dhe cilesimit te nxenesve, qe ne esence e ka simpatine, antipatine, njoftesine qe mos te them edhe korrupsionin (miton) gjate cilesimit e notimit te nxenesve, pa i dhene pergjegjesi askujt. Sepse kete gjendje jo te lakmueshme nuk e percjelle askush ne menyre profesionale, per tia ndale rrugtimin e metutjeshem kesaje dukurie devijante e shume negative.
Bashkepunimi i shkolles me familjen ka ra dukshem, apo nuk ekziston fare, sepse menyra e bashkepunimit behet pa kritere profesionale pedagogjike e psikologjike, vetem sa per sy e faqe qe ti behet me dije prinderve se e kane apo nuk e kane suksesin e mire ne mesim femijet e tyre, se jane apo nuk jane te disiplinuar, se vijne apo nuk vijne me rregull ne mesim, pa hy fare ne analizen e shkaqeve qe e kane sjelle nxenesin ne ate gjendje dhe pa ndermarre kurfare masash profesionale qe te permiresohet nxenesi.
Bashkepunimi i shkolles me nxenesit eshte nje bashkepunim zyrtare, ku vetem kerkohen rregulla ndaj nxenesve, e shume pak rregulla plotesohen ne favor te tyre nga ana e shkolles.
Nxenesve u mungon ndihmesa profesionale nga ana e shkolles, qe te merret dikush dhe ti trajtoje ata ne menyre me njerezore e me profesionale kerkesat e tyre, shqetesimet, brengat dhe streset e ndryshme, qe u dalin nga jeta e perditshme ne aspektin shendetesore, ekonomik, ne raportet nderfamiljare, ndershoqerore, personale dhe ne raportet mes arsimtareve e shume e shume shqetesime tjera qe dalin nga ana e jetes se tyre ne shkolle e ne familje.
Trajtimi i disiplines se nxenesve, ardhjes me rregull ne mesim, ikjes nga oret e mesimit, suksesit dhe mosuksesit te tyre, behet ne baze me shume ndeshkuese sesa ne baza profesionale pedagogjike e psikologjike, per ti gjetur shkaqet dhe per ti trajtuar pasojat ne menyre me profesionale. Ky trajtim u ka mbete ne kompetence stafit te “sigurimit” neper shkolla dhe organeve policore jashte shkolle ne bashkpunim me shkollen, qe d.m.th nje trajtim i dhunshem i kesaj dukurie, ku dhuna shkakton dhune. Kjo dhune perdite e me shume po eskalon neper shkollat tona, ne vend qe te ndodhe e kunderta duke i trajtuar keto problem ne menyre profesionale pedagogjike e psikologjike nga instalimi i shperbimit professional te pedagogut e psikologut shkollor.
Teksteve dhe literatures mesimore ne shkolle u mungon teknologjia bashkekohore-pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike e perpilimit te tyre, qe te udhezohen nxenesit dhe arsimtaret, se si me e jetesuar dhe me pervetesuar mesazhin edukativ e arsimor te permbajtjeve te seciles njesi mesimore neper tekstet shkollore te lendeve te ndryshme qe jane te integruar ne planet e programet shkollore.
Plan-programet mesimore nuk percillen ne menyre profesionale, se sa e si realizohen nga ana e mesimdhenesve dhe nga ana e nxenesve, po ashtu nuk percillet edhe cilesia e pergatitjeve me shkrim te mesimdhenesve per nje ore mesimore.
Te gjitha keto dukuri jane te domosdoshme te trajtohen ne menyre me profesionale nga instalimi i sherbimit pedagogjik e psikologjik neper shkollat tona, ne krye me pedagogun e psikologun shkollor. Sa me shume qe neglizhohet ky sherbim nga Ministria e Arsimit dhe nga komunat, shkollat tona gjithnje e me shume po thellohen ne nje anarki qe pak kush e kupton se ne cilen rruge po ecin e ku kan synim te shkojne ato, e leje me te mendohet per reforma e risi te duhur ne arsimin tone kombtar te niveleve te ndryshme.
Ka ardhe koha ta kuptojme sa me pare, se sherbimi pedogogjik e psikologjik neper shkollat tona eshte nevoje e ngutshme dhe domosdoshmeri e kohes, sepse sado te reformuar e te trajnuar te jene mesimdhenesi tane, as perse afermi nuk mund t` i kryejne sherbimet profesionale qe i kryen pedagogu dhe psikologu i shkolles. I juaj mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!