Ata e ato qe kane koke gjeniu dhe jane te mbinatyrshem, rrethi i konsideron si heretik e budallenje
25. 04. 2021
Sipas hulumtimeve te ndryshme pedagogjike, psikologjike e sociologjke, gjenialet apo te mbinatyrshmit qe kane potencial te gjeniut, posedojne ndjenje te madhe atdhedashurie, humanizem, etike, altruizem dhe ndjenje e motiv te madh sacrifice e dashurie dhe respekt e mirekuptim. Posedojne karakter te forte e te mire, guxim e vullnet te madh, personalitet te ngritur e poliendrik.
Ata e ato qe posedojne potencial te gjeniut e manifestojne gjenialitetin e vete permes kundershtimit te mendimeve, bindjeve, besimeve, pikepamjeve e sjelljeve qe i ka tejkaluar koha, te cilat nuk premtojne asgje te vlefshme per kohen. Gjenialet jetojne jashte zones se rehatise krahasuar me tjeret, edhe pse konsiderohen nga tjeret heretik dhe budallenje te medhej.
Gjenialet apo te mbinatyrshmit japing cdo gje nga vertja, ne mes te krizave, kure tjeret secili ndjejne mungese e varferi, falin dashuri kure tjeret ndjejne zemrim dhe i fajsojne shkaktaret e zemrimit, shfaqin guxim e qetesi, kure tjeret ndjejne frike e shqetesim, tregojne miresi kure tjeret shfaqin armiqesi e agresion, jane krah hapur ndaj atyre qe deshirojne te ngjiten majave me te larta dhe te jene te paret, dijne dhe kane force te buzqeshin kundrejte nje mjerimi, kultivojne ndjenjen e paprekshmerise, edhe perkunder rrethanave te veshtira e smundjeve te ndryshme e te rrezikshme.
Nuk perfillen sa duhet ne mesin e kombit shqiptar ata, ato qe posedojne potencial gjeniu. Po te ishte ndryshe, do ti kishim punet pakez me mire ne fushat e ndryshme jetesore. Me respekte mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!