Eshte e pandershme te justifikohen-arsyetohen sjelljet jo normale te politikaneve tane
16. 04. 2020
Pvaresisht se sa te çuditshme e te pazakonta qe i bejne veprimet politikanet tane, ata dhe perkrahsit e tyre i justifikojne –arsyetojne ato veprime jo normale. Edhe pse shume veprime te tyre, tani më dihen dhe i kemi mesuar permendesh qe dy dekada me radhe, te cilat jane bere ne dem te atdheut tone, ne dem te shtetit, ne dem te pasurise kombtare dhe ne dem te perspektives sone e ne dobi te pushtuseve tane, duke vazhduar te perseriten prap te njetat sjellje jo normale, besa edhe më te vrazhda dhe me te njejten metode te justifikimit politik nga te njejtit politikan dhe çatipet analistet politik dhe perkrahes t e tyre.
Ne shoqerine tone, sidomos ne skenen politike e më gjere, dita, dites po perhapet kulktura e justifikimit te veprimeve jo normale, te cilat dalngadal po e shkaterrojne vendin dhe perspektiven e gjeneratave tona te reja, kurse ne po qendrojme duarkryq e po heshtim si te vdekur per se gjalli para ketyre veprimeve te pazakonta e shkatrruse per te tashmen dhe te ardhmen tone.
Kultura e justifikimit te çdo veprimi qe po behet nga ana e politikaneve, pa marr parasysh veprimin normal apo jo normal te tyre, po perhapet si virus vdekjeprures edhe ne segmentet tjera te organizimit jetesor, te cilit virus heret ose vone do tia paguajm haraqin e madh, derisa ta eliminojme nga skena jone kombtare kete politike te mbrapshte justifikuse.
Kjo kulture justifikuse e veprimeve te ndryshme jo normale dhe kultura e mos dhenjes pergjegjesi para ligjit e para popullit, ka filluar te depertoi me te madhe edhe ne kulture, art, muzik, poezi, letersi, film, histori, filozofi, psikologji dhe shkence. Ka filluar te depertoi ne ekonomi, arsim, shendetesi, jurispodence, ne gjykata, ne gjykaten kushtetuse, ne polici, ne ushtri dhe ku jo tjeter?!
Kesaj kulture te mbrapshte, qe justifikon mbrapshte, e stimuluar nga politika e mbrapsht e politikaneve tane, duhet tani o kurre t`ia shkaterrojme perfundimisht temelin e ndertuar mbrapshte, nese nuk deshirojme te fundosemi ne ndytesirat e ketij Oqeani te mbrapshte e te pafund qe eshte krijuar mbrapsht ne trojet shqiptare. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!