Nga kush mvaret mesimdhenja dhe mesimnxenja e sukseseshme gjate procesit mesimor dhe jashte tij
Isa Thaçi
18 Shkurt 2019 në 7:50 PD •
Hulumtimet shkencore pedagogjike kane ardhe ne perfundim se suksesi i mesimdhenjes e mesimnxenjes mvaret nga ndikimi i faktoreve te shumte qe kane lidhje drejte per drejte e terthorazi me organizimin e procesit edukativ – mesimor.
Ky konkluzion shkencor pedagogjik nenkupton se, sado te pergatitur e te trajnuar dhe te paisur me kuklture profesionale, pedagogjike e psikologjike te jene mesimdhenesit dhe sado te talentuar e te motivuar te jene nxenesit, suksesi i mesimdhenjes dhe mesimnxenies nuk do te jete i knaqshem, nese faktoret tjere qe jane te lidhgur drerjte per drejte e terthorazi me procesin mesimor nuk jane ne nivel te duhur dhe nuk i plotesojne standartet parimore te shkences se pedagogjise e psikologjise.
Nder faktoret themelor qe ndikojne ne mesimdhenjen e mesimnxenjen e sukseseshme dhe anasjelltas numrohen:
Mesimdhenesi, nxenesi, shkolla dhe ambienti i saje, klaset dhe numri i nxenesve neper klase, kabinetet qe i posedon shkolla dhe mjetet e duhura mesimore neper kabinete. Niveli i pergatitjes se planprogrameve- korikulave mesimore dhe niveli i pergatitjes se autoreve te tyre , niveli i pergatitjes se teksteve, literatures ndihmese shkollore, niveli i pergatitjes se doracakeve metodik- udhezues per mesimdhenes dhe niveli i pergatitjes se atyre qe i perpilojne ato.
Numrohet po ashtu ndikimi i menyres se menagjimit te drejtorise se shkolles, keshillit te shkolles, kshillit te nxenesve e keshillit te prinderve te shkolles. Menyra dhe niveli i sherbimit dhe bashkpunimit professional te pedagogut dhe psikologut shkollor, menyre e bashkpunimit te mesimdhenesve mes veti e mes nxenesve, menyra e bashkpunimit shkolle-familje dhe bashkpunimit me komunitetin ku funksionon shkolla.
Menyra e organizmit te aktiviteteve te lira jashtemesimore ne shkolle, menyra e organizimit te ekskurzioneve me karakter mesimor, menyra e organizimit te garave mesimore brenda shkolles dhe garave mesimore shkolla me shkollen, garave mesimore ne nivel komunal, shtetnor e më gjere dhe menyra e perpilimit te orarit mesimor, jo sipas desdhires se mesimdhenesve por sipas parimeve shkencore pedagogjike e psikologjike, duke respektuar e favorizuar nxenesit dhe natyren e lendeve mesimore sipas rendesise qe e kane ne planprogram.
Po ashtu ndikim te madh per mesimdhenje te sukseseshme apo jo te sukseseshme ka edhe niveli i mirembajtjes se higjenes, ngrohjes, sanitarive te ndryshme te shkolles, qetesia brenda e per rrethe shkolles, rregullimi e mirmbajrtja e hapsires, tereneve sportive dhe parqeve rreth shkolles.
Dhe per fund fare, ndikimi i nivelit te ketyre faktoreve te shumte ne suksesin e procesit te mesimdhenjes dhe mesimnxenjes, mvaret nga niveli i tipareve te karakterit e te personalitetit qe e posedojne kompetentet e arsimit, inspektoriatit ne nivel ministror e ne nivel komunal dhe nga paisja e tyre me edukate, kulture, moral dhe nga paisje me pergjegjesi kombtare per pergjegjesite qe kane mbi arsimin ton. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!