Menyra e mendimeve, bindjeve, deshirave dhe lutjeve tona drejtuar nderdijes, shkaktojne mrekulli apo shemti tek ne
Isa Thaçi
Menyra e te menduarit, bindjeve, deshirave dhe lutjeve drejtuar nderdijes sone, mundesone realizimin e vlerave univerzale njerezore apo antivlerave, mundesone besimin apo mosbesimin per jete te begatshme, te lumtur e te dinitetshme.
Mendimet, bindjet, deshirat dhe lutjet si procese psikike drejtuar nderdijes, nese nuk i kane per baze vlerat dhe virtytet njerezore, nuk jane te vlefshme, nuk jane racionale e as produktive, por jane iluzore, regresive, aspak te dobishme, qe nuk u dihet fundi i pasojave te tyre.
Vetedija per permbajtjene e proceseve psikike te te menduarit, te bindjeve, deshirave dhe lutjeve tona, ka per synim ti ofrohet sa me shume njohjes se realitetit natyror, shoqeror, shpirtrore, e kombetar. Kurse nderdija eshte vendi ku mbillen, rriten, zhvillohen dhe kultivohen keto procese psikike dhe behen realitet i jetes sone, sipas besimit dhe perdorimit praktik te tyre gjate jetes.
Vetedija eshte nje akcion veprues, kurse nderdija eshte nje reagim pohues e realizues i akcioneve te vetedijes sone. Çdo permbajtje e mendimeve, bindjeve, deshirave dhe lutjeve tona, negative apo pozitive qofshin ato, derguar nderdijes sone permes vetedijes, jane te pranueshme per nderdijen, e te pa rrefuzueshme dhe komanda qe duhet te behen realitet, ku frytet e ketij realiteti, do ti korrim gjate jetes.
Nese mendimet, bindjet, deshirat dhe lutjet drejtuar nderdijes sone, i kane per baze vlerat njerezore e jo antivlerat, ato do t`i krijonin mrekullite e jetes per individin, familjen, shoqerine dhe per kombin ne pergjithesi. Ne te kunderten, do te na sjellin probleme, kokeqarje, ngaterresa, urrejtje, fanatizem, xhelozi, tradhti, amoralitet, korrupcion, vuajtje, roberi dhe çka eshte tjeter më zi.
Permbajtja e mire apo jo e mendimeve e bindjeve, deshirave dhe lutjeve tona drejtuar nderdijes, varet kryesisht nga niveli i formimit te vetedijes dhe persosjes se karakterit dhe personalitetit tone, qe e posedojme.
Secili prej neve kemi nevoje te bejme ndryshime progresive e sistematike, qe t`i eliminojme, apo se paku ti zvoglojme veset tona personale, mundesisht duke i zavendesuar me virtyte e vlera njerezore.
Nese e dojme te verteten, veteveten, familjen, shoqerine dhe kombin, duhet te kemi kujdese te shtuar se me cilat permbajtje i prodhojme mendimet, bindjet, deshirat dhe lutjet tona, drejtuar nderdijes, qe ato te jene sa më te drejta, sa me njerzore, fisnike, humane, morale, kombtare, te begatshme e te virtytshme per jete te lumtur e te dinjitetshme, personale, familjare, shoqerore e kombetare. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!