Kosova eshte e mbingarkuar me “veteran” te luftes ma shume se sa kishim luftetar

Isa Thaçi
3 Shkurt 2018

Ruje o Zot kombin shqiptar nga veteranet e rrejshem te luftes, te cilet nuk kane luftuar por deshirojne ta zhvatin buxhetin e Kosoves pa kurrfar merite, ne dem te veteraneve te vertete qe kane luftuar!

STATUSIN e “Veteranit” mund ta merr nje luftetar i vjeter me pervoje te madhe ne lufte, mund ta merr nje atdhetar i vjeter qe ka marr pjese ne shume luftime e beteja kunder armikut.

Veteran eshte ai njeri qe ka punuar per shume kohe ne nje fushe te caktuar te veprimtarise shoqerore, si: veteran i shkences, veteran i arsimit, veteran i minieres , veteran i nje ndermarrje punuse etj.

STATUSI “Veteran” ne diten e sotit e ka humbur kuptimin dhe ia kane nderruar destinacionin sipas ajameve te atyre qe i kane mundesite te manipulojne me kete statuse, per qeshtje kurruptive, familjare e farefisnore e per interesa te klaneve e grupeve te ndryshme, duke ia humbur tersishte vleren shoqerore e kombetare qe e posedon ky status.

Maces e kuces, shotes e shotanit, knusit e pules dhe xhares e xhures ua kane dhene statusin e veteranit. E paqin faqen e zeze ata qe kane notuar neper keto ujra shume te ndotura e te pista!

STATUSIN e “Deshmorit” mund ta merr vetem ai person qe vritet ne lufte per liri, per drejtesi shoqerore e kombetare.

STATUSIN e “Heroit” mund ta merr vetem ai qe e ka kryer nje veper te larte trimerie apo shume sosh ne lufte, ai qe eshte shquar per trimeri e guxim te larte ne raport me pushtusit dhe tradhtaret e vendit, ai qe e ka dhene jeten duke kryer vepra trimerie e guximi, ai qe i ka mishruar vetite dhe tiparet pozitive më kryesore te nje epoke dhe ai qe behet shembull frymezimi per tjeret.

Ata qe kane shpirte e ndergjegje te paster, qe kane karakter, temperament e personalitet te formuar e te shendoshe njeriu, qe kane ndjenja e emocione njerzore, qe nuk kane qene luftetar, pos qe e kane pare pushken permes telivizorit, qe nuk kane marr plage ne trup, qe nuk iu ka masakruar familja, vrar ndoj antar i saj dhe plagos, ata qe nuk kane deshire te vdesin si shfrytezues te turpshem e tradhtar te kombit dhe lirise qe eshte fituar me gjak dhe ata qe kane moral e eduate kombtare, nuk e kishin pranuar e as qe e pranojne dhe nuk e kishin shit e as qe e shesin per asnje qmim, statusin e turpit ne emer te statusit te veteraneve te luftes, siq e kane bere bukur nje shumice e shqiptareve, qe njihen ne mesin e tyre edhe si bashkpuntor te UDB-e! I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje