Konkurence e pa paster e kolegjeve private ne raport me universitetet publike shtenore

4 Shkurt 2016

Po behet nje konkurence e pa paster mes kolegjeve private ne raport me universitetet publike shtetnore, permes kuantitetit e jo permes kualitetit te edukimit, arsimit dhe pergatitjes profesionale te studenteve tane, sipas nevojave te tregut ne vend.

Kolegjet ne fjale po themelohen ne trojet shqiptare sikur kepurdhat pas shiut, pa iu nenshtruar kontrollit profesional pedagogjik te tyre, te licencuara e te pa lincencuara planprogramet e tyre, kushtet qe i ofrojne per mesim dhe niveli profesional e pedagogjik i pergatitjes se kuadrit mesimor!

Licencimi i tyre më shume behet ne forme te shitblerjes se mallrave ne treg, se sa nenshtrimit profesional e ligjor te rregullave shkencore pedagogjike te licencimit.

Kjo menyre e perhapjes se kolegjeve ka marr permasa shqetesuese, thua se kombi shqiptar ka me miljona banore, me miljona kilometra katror siperfaqe te tokave, fushave, maleve dhe liqejve e lumejeve per ti mbuluar e zoteruar permes punesimit te kuadrit perkates profesional kaq te madh i cili po prodhohet pa kontroll e pa planifikim.

Thua se populli shqiptar e ka nje ekonomi shume te zhvilluar, te persosur dhe konkurente ne rajon e më gjere, thua se e ka nje treg gjigant pune qe e apsorbon kuadrin i cili po prodhohet neper keto kolegje private e neper universitete publike shtenore.

Runa o Zot prej ketij mentaliteti te ultë e konkurues, i cili po mbeshtetet kryekeput ne sasi e jo ne cilesi, po mbeshtetet ne interesa te ulta personale e jo ne interes te edukimit e arsimit te studenteve dhe ne interes te shkences, kultures e ne interes te kombit tone! I juaj, mësuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje