Kompetentet e asrsimit ne nivel Ministror dhe Komunal i ka perfshire korrupcioni dhe ua ka bllokuar funksionimin e ndergjegjes per pergjegjesite qe i kane ndaj arsimit tone kombtar
Isa Thaçi– 1 Shkurt 2019
Te korruptuarit e arsimit qe jane pergjegjes per sigurimin e teksteve, literatures, planprogrameve dhe mjeteve mesimore dhe per cilesine e tyre, aspak nuk u shkone mendja ta trazojne shpirtin e ta lodhin koken, qe ato te jene ne funksion te perbashket e tu pershtaten kritereve pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike dhe tu pershtaten kerkesave te nxenesve e studenteve sipas nivelit e shkalles se shkollimit neper institucionet tona edukativo-mesimore.
Te korruptuarit e arsimit nga larte poshte nuk e trazojne ndergjegjen aspak, qe tua imponojne zyrtarisht e ligjesisht hartuseve e perpiluseve te teksteve, literatures ndihmese shkollore, planprogrameve e mjeteve mesimore, qe ti formesojne dhe moderojne ato, enkas perpjekjeve qe po behen per tu reformuar arsimi jone kombetar dhe te perputhen si duhet mes veti, per nje funksionim e qellim te perbashket reformues.
Te korruptuarit ne fjale, jo vetem qe se trazojne ndergjegjen per kete qeshtje, por perkundrazi ne bashkpunim me ta, edhe metej korruptohen, duke i shiquar secili leverdite e veta e jo cilesine e teksteve, literatures ndihmese, planprogrameve e mjeteve mesimore, per te cilat behen shpenzime te medha dhe shperlarje parash.
Qe te shkoi e zeza edhe më thelle, ne te njejten menyre te papergjegjeshme, te korruptuarit sillene edhe me trajnimin e mesimdhenesve duke i angazhuar militantet e vete partiak qe u sherbejne atyre besnikrisht per shperlarje te medha parash, edhe pse militantet nuk posedojne aspak shkollim e pergatitje profesionale per njohjen shkencore te problemeve te ndryshme ne fushen e edukimit dhe arsimit, po ashtu edhe ne fushen e trajnimeve te duhur e efektiv te mesimdhenesve.
Te korruptuarit ne fjale u kane shpalle lufte vendeve te punese se pedagogeve e psikologeve shkollor dhe sherbimit te tyre pedagogjiko-psikologjike, profesionalisht te pergatitur e pergjegjes profesional brenda shkolleve, per ti trajnuar mesimdhenesit dhe jetsuar qellimet e reformimit ne praktiken e jetes shkollore, pa patur nevoje te behen shpenzime te medha apo shperlarje parash per interesa te klaneve te ndryshme e per meditje te majme te trajnereve, ne dem te cilesise se trajnimeve e ne dem te punsimit te pedagogeve e psikologeve shkollor, edhe pse Univerziteti yne public e shtetnor po pergatit kuader pedagogjik e psikologjik per çdo vite, permes departamentit te pedagogjise e psikologjise.
Per kete anarhi, dhe per kete shkelje me dy kembet mbi ligjin e punesimit, mbi statusin dhe te drejtat ligjore qe u takojne sipas pershkrimit ligjor te natyres se vendit te punes e profesionit te pedagogut e psikologut shkollor per te cilin shkollohen e pergatiten ata, per qudi nuk kujdeset askush. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!