Ta pastrojmë dhe ta mbrojmë nga ndotjet botën tonë shpirtërore
Problemet që po i ndodhin botës natyrore, botes bimore, botës shtazore, botës njerezore, një kombi, një shteti, një familje dhe një individi, jane pasojë e mënyres së te menduarit dhe sjelljeve tona mes ketyre botrave, te cilat po manifestohen sipas nivelit të edukates, diturise e kultures sonë qe e posedojme dhe e manifestojmë në raport me botrat ne fjale, ne raport me shtetin, kombin, familjen dhe me veteveten gjate jetes.
Niveli i ultë i ndergjegjës sone dhe niveli i ndotjes shpirtërore që e posedojmë nga ndikimi i shumë faktorëve, mes te cilëve jetojme, është shkaktar i shumë fatkeqesive ne boten natyrore, bimore, shtazore, luftrave të shumta shkaterruse mes botes njerezore, vrasjeve, konfrontimeve e perqarjeve. Niveli i ulte i edukimit te ndergjegjes sone eshte shkaktar i numrit te madh te te pastreheve, vdekshmerise se madhe te njerezve nga varferia, shkaktare i smundjeve te ndryshme, i deficiteve te medha buxhetore, i shkatrrimit ne mase te ekosistemeve, i vrasjeve te shumta kriminale, i trafikimit te qenjeve njerezore, i drogimit me substanca narkotike, i prosticucionit, papunësisë, padrejtesise, korrupcionit, uzurpimit dhe keqperdorimit te pasurise shoqerore e kombetare. I ndarjes mbi baza fetare, politike, intelektuale, racore, regjionale dhe shkaterrimit dita dites së misionit te shejte familjar e kombetar, te cilat pasohen shkaku i nivelit te ulte te ndergjegjes njerezore dhe nivelit të ndotjes së botës tonë shpirtnore, që po pasqyrohet përmes sjelljeve tona te nivelit gjithnje e më të ultë veteshkaterrues te qenjes personale, familjare, shoqerore, kombetare dhe ambientit te botes natyror, bimore e shtazor, mes te cilave jetojmë.
Mbrojtja dhe pastrimi i botës sonë shpirterore, bëhet permes investimeve te perhershme kapitale, qe e qojne perpara vetezhvillimin tone individual e kolektiv, duke i zavendesuar veset e liga e te shemtuara tonat, me virtytet e larta njerezore. Të gjitha dukurite e shëmtuara që u përmendën më lartë, janë pasojë e veseve tona shkaterrimtare. Po deshem me zemër e me shpirtë t`i eliminojmë veset tona që po e shkaterrojnë botën natyrore, bimore, shtazore dhe boten njerzore, do ia dalim permes ndryshimit te edukimit dhe arsimit tone kombtar, ndryshimit personal e familjar dhe permes investimit kapital rreth ketyre ndryshimeve. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!