Te mirat e te kqijat qe i kane bere paraardhesit tane dje sebashku me ne, i kemi sote dhe ato qe i bejme sote, do ti kene pasardhesit tane neser
Ky parim univerzal njerezor vlene njesoi si per individin, si per familjen, shoqerine, shtetin dhe si per kombin. Per ta respektuar kete parim universal njerezor, secili prej neve duhet te kemi kujdese te shtuar se çfare po bejme sot e gjate gjithe jetes, sepse sipas cilesise dhe sasise se atyre qe i bejme, i korrim rezultatet ne, e pasardhesit tane.
Per ti evituar gabimet e se djeshmes duhet analizuar sukseset dhe demet qe kane rezultuar sipas veprimeve tona dhe paraardhesve tane, qe te nxjerrim konkludim se çfare gabime duhet evituar nga kokat tona qe jane barte nga e kaluara dhe cilat vlera te barten edhe metej, per tu mbeshtete sa më shume ne veprime racionale te metejshme. Derisa te mos mbeshtetemi ne kete parim universal njerezor, nuk do te mesojme kurr permes gabimeve tona e te paraardhesve tane, i perserisim prap ato, derisa te zhgenjehemi perfundimisht. Nese nuk mesojme prej gabimeve tona e te paraardheve tane dhe pasojave qe naj kane sjelle ato, do te zhytemi dalengadale dhe do te fundosemi ne pusin e pafunde te tyre.
Sa me shume qe e kuptojme esencen e ketij parimi universal e njerezor, aqe me shume mesojme permes gabimeve tona e gabimeve ne te kaluaren dhe nuk i perserisim ato, sepse vertete e kuptojme se ate qe e kemi bere dje, ne e paraardhesit tane, e kemi sote dhe ate qe e bejme sote si individ, familje, shoqeri, institucion, komb dhe si shtet, do ta kemi neser, ne e pasardhesit tane.
Ky parim i famshem universal universal e njerezor si po duket pak po respektohet nga individi, familja, shoqeria, institucionet, politika, kombi dhe nga dy shtetet shqiptare. Kur e theme kete gjithnje mendoi ne gjendjen tone jo aqe te lakmuar ne fushen e politikes kombetare e nderkombetare, ne fushen e ekonomise dhe shendetesise, ne fushen e arsimit e te drejtesise, ne fushen e biznesit e te tregtise, ne fushen e marredhenjeve ndernjerezore, personale, familjare e fetare.
Te gjitha keto fusha e kane nje nevoje te domosdoshme e te ngutshme qe sa me pare ti korigjojme gabimet e shumta qe jane barte nga e kaluara jone individuale, familjare, shoqerore, institucionale, shteterore dhe kombetare, nese nuk deshirojme te zhytemi edhe me shume ne pasojat e gabimeve qe i bejme dhe te fundosemi tersishte ne pusin e pafunde te tyre.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha tash ose kurr ti analizojme pa nderprere pasojat dhe sukseset qe dalin nga sjelljet dhe veprimet tona ne te tashmen dhe te bartura nga e kaluara. Eshte e ndershme dhe e menqur te kemi kujdese te shtuar e vemendje te larte se cilat veprime po i bejme sote, sepse sipas tyre do ta kemi neser te ardhmen, ne e pasardhesit tane.
I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!