Rendesi e madhe eshte per ne te kuptojme se cila eshte vlera e mendimeve tona

Vertete eshte rendesi e madhe nese arrijme te kuptojme vleren e mendimeve tona. Çfare mendojme ashtu dhe jemi, sepse menyra e te menduarit percakton veçorite, tiparet dhe nivelin e zhvillimit te personalitetit e karakterit tone, percakton qendrimet, idete dhe pikpamjet qe i posedojme gjate jetes, percakton  fatin e menyren e te jetuar, percakton nivelin e raporteve mes njerzeve e antareve te familjes, percakton nivelin e reagimit intelektual, emocional, social, moral, human e kombtar.                                                                                                                                                                                                 Nese jemi te afte te zgjedhim menyren e te menduarit sa me te drejte, te vertete e sa më efektiv, jemi ne rruge te mire qe t’i zgjidhim situatat problemore te jetes ne favor tonin. Ja se cfare mendon rrethe problematikes se te menduarit Dale Carnegie, i cili shprehet: “Nese ne mendojme per lumturine, e ndjejme veten te lumtur. Nese na kaplojne mendimet e trishtuara, jemi te pikelluar. Nese mendojme per friken, frikesohemi. Nese mendojme per smundjet, eshte e mundur, gjithesesi, se do te smuremi. Nese mendojme per deshtime, me siguri qe do te kemi ndonje humbje…”, e mendime tjera te natyres se tille. Te gjitha keto mendime, secila prej tyre, ne esence e ka vleren e vete negative apo pozitive. Kur e analizojme mesazhin e secilit mendim, e rrisim më shume vigjilencen se çfare mendime po prodhojme, negative apo pozitive, rreth situatave problemore qe na rrethojne.                                                                                                                                                                                                                                                            Sa shume mendojme dhe brengosemi per gjera elementare qe pak peshojne ne jete, ku shpeshehere mendimet e tilla na qojne deri ne zhgenjime te medha, si p.sh,: pse jam i trashe e pse i holle, pse jam i gjate e pse i shkurte, pse i bardhe e pse i zi, pse floket kaqurrela e pse te drejta, pse nuk kam para te mjaftueshme per martese, per ndertimin e nje shtepie, blerjen e nje veture. Frikohemi se nuk mund te behemi prinde e bashkshort te mire. Brengosemi se nuk jemi mire me shendet, i kam ngjare babit, nenes, dajes, axhes me semundjet e kancerit, ithatit ne lukth, infarktit ne zemer, sulmit ne tru, tensionit te larte te gjakut, sheqerit ne gjak, astmes dhe iks mendime te tilla fatale dhe ndjellakeqe, qe shume ke e kane sjelle deri ne ate gjendje, qe s`i mbetet pike force e vullneti per te jetuar, duke perjetuar dhe kriza te medha nervore nga frika e pa bazuar.

Te gjitha keto mendime qe i cekem me larte, e mendime tjera te tilla, s’iqe e kane vleren e tyre permbajtesore, te tille na bejne neve dhe fatin tone gjate jetes. Mendimet tona ne essence kane permbajtje pozitive ose negative. Nese e analizojme mesazhin dhe permbajtjen e secilit mendim tonin, e rrisim më shume vigjilencen se çfare mendimesh po prodhojme, te vlefshme apo te pavlefshme, reale apo jo reale, te verteta apo jo te verteta rrethe situatave te ndryshme jetesore qe na rrethojne. Pa vigjilence e pa perkujdesje rreth mendimeve tona, ka mundesi reale te rreshqasim   ne pellgun e mendimeve te pavlefshme qe karakterizohen me nje energji negative, te cilat nuk premtojne  aspak per te ardhmen tone. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje