Aty ku shkilet kushtetuta dhe ligjet e saje, ne skene dalin tiranet e tirania e tyre politike

Politika e tiraneve mbeshtetet ne pushtetin absolut e jo ne pushtetin ligjor demokratik, te barabart per te gjithe.Tiranet vijne ne pushtet permes forces, keqperdorimit te votes se elektoratit, blerjes se saje permes formave te ndryshme dhe e mbajne pushtetin me force, duke i neperkambur skajshmerisht deshirat, te drejtat dhe vullnetin e qytetareve. Kjo kaste politike jane skajshmerisht tiran per vendin, per popullin dhe per kombin e vete, ndersa ne anen tjeter jane mjeran, qyqan e te perulur ne raport me pushtuesit tane e ne raport me nderkombetaret per interesa te ulta personale, grupore e klanore, duke quar ujt ne mulli te tjereve e ne dem te interesave tona kombtare.
Kush prete te mira nga tiranet dhe politika e tyre, e cila po shkel me dy kembet mbi ligjet dhe mbi kushtetuten tone kombtare e shtetnore, e prete te zezen e vete, pasardhesve te tije dhe te zezen e fatkeqsine e kombit. Fatkeqesisht, nga kjo kaste e politikaneve te deshtuar po presin te mira sahanlepirsit nga radhet e intelektualeve, gjysem intelektualeve, fetareve e gjysem fetareve! Derisa ta kuptojme e te bindemi se prej pushtetit apsolut e politikes se politikaneve tane tiran nuk do te pritet as nje e mire dhe e ndershme qe shkone ne favoret tona intelektuale, emocionale, sociale, morale, humane, ekonomike, shendetsore, arsimore, juridike e kombtar. Derisa ta kuptojme se nuk do te pritet jete e qete dhe e lumtur, mardhenje te mira, produktive, te ndershme e te shendetshme mes kombit tone shqiptar e më gjere. Derisa ta kuptojme se nuk priten kushte te mira te behemi ata qe deshirojme dhe te posedojme edhe favore tjera sa më njerzore, do ti shkojme prapa qorrazi kesaje politike te korruptuar, qe i ka dale vlera, boja edhe shija e saje qe ka kohe. Lexuesi im i dashur, nuk eshte prit kurr asnje e mire ne historine tone shume vjeqare, nga politikanet tane tiran qe kane qene dhe jane ne balle te politikes sone kombetare e shtetnore dhe kot do te presim te mira nga ta. I juaj, mesuesi Ise

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje