Mjerimi shpirtenor, emocional, intelektual, social, moral, human e kombtar pasqyrohet permes shume menyrave
Gjendja e mjere shpirtnore, emocionale, intelektuale, sociale, morale, humane e kombtare pasqyrohet kure perngjajme ne gjithçka e mese paku ne njerez. Kure i masim vlerat tona me numrin e veprave qe i kemi shkruar , e jo me numrin e lexuseve qe i lexojne ato. Me sasine e tyre, e jo me cilesine. Kure i masim vlerat tona me pasurine e paligjshme qe e kemi grumbulluar, me tituj e grada shkencore dhe me poziten qe e kemi marr pa merite, e nuk e masim me virtytet njerezore qe i posedojme. Kure mburremi me tradhtine e hajnine qe ia bejme vendit e kombit per interesa personale dhe nuk turperohemi fare, e nuk mburremi me sakrificat e kontributin e dhene qe i kemi borgj secili vendit e kombit tone.
Gjendja mjere shpirtnore pasqyrohet edhe permes mburrjes me dinakerine, cinizmin, pabesine dhe lajkat qe ua bejme bashkvendaseve, miqeve me te dashur dhe bashkekombaseve, e jo me rrespektin, dashurine, ndihmen e bashkpunimin qe duhet bere me ta. Mburremi kure i kritikojme tjeret edhe pse e kemi harruar veten, se ndoshta i meritojme kritikat edhe me te medha s`eq ua bejme tjereve. Mburremi kure flasim shume e pak bejme apo aspak. Kure mshifemi prapa maskave qe sa me shume te liga tjereve tu bejme, per ta knaqe shpirtin tone sadist e te mjere. Mburremi duke i kritikuar e etiketuar tjeret, per tu duk vete si te shejte. Shpirti i mjere, ne shtepine e fqiut e verene qimen e pa rregulluar, kurse ne te veten nuk e veren as traun qe shtepine don me ia rrezuar. Mburremi duke bajte fjale djathtas e majtas ne dem te tjereve, duke trilluar thash e theme kunder tyre, qe te paraqitemi viktima para tjereve, edhe pse nuk kemi bere asgje me rendesi dhe nuk kemi perjetuar asnje tronditje. Mjerimi shpirteror, emocional, intelektual, moral, social, human e kombtar paraqitet edhe permes pa ndershmerise, pa besise, pa fytyresise.
Lexusi im i dashur, kjo gjendje e mjere shpirterore vazhdon edhe me shume mjerime tjera, por lum per ata, qe sa me pak mjerime tek vetja pranojne! I juaj, mësusi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!