Nuk behen ndryshime progresive pa e ndryshuar nivelin e sjelljeve tona
Me kete nivel te sjelljeve qe po i bejme ne fushen e politikes, kultures, shkences, arsimit, ekonomise, drejtesise, shendetesise dhe institucioneve te tyre perkatese nuk ndryshohet gjendja per te miren tone personale, profesionale, institucionale, familjare e kombtare, perkundrazi do te thellohet e keqja edhe me shume. Cdo gjendje e mire apo e keqe qofte, e cila na ka rrethuar ne te kaluaren, po na rrethone dhe tani e do te na rrethoi ne te ardhmen, shkak e ka nivelin e mire apo jo te mire te mendimeve, bindjeve, pikpamjeve dhe veprimeve tona.
Nuk mundet assesi te ndryshoi per te mire gjendja jone, nga niveli personal e deri te niveli i pergjithshem kombtar, me kete nivel te veprimeve korruptuese, perqarese mbi baza partiake, fetare dhe regjionale, me kete nivel te veprimeve poshtruese e nenshtruese ndaj pushtueseve tane, me veprime dinake, cinike e injorante ndaj miqeve tane, te cilet na perkrahen ne ditet me te veshtira. Nuk mbahen e nuk shtohen miqte e vertete e te sinqerte dhe nuk fitohet perkrahja e tyre me shitjen e pasurise kombetare, me legjitimin e krimineleve serb neper strukturat tona shoqerore, politike e shtetnore, me themelimin e zajednicave serbe, me falje tokash malit te Zi, Serbise, maqedono-grekeve dhe me lulzimin e korrupcionit ne te gjitha fushat jetesore. Miqte e vertete e te sinqert qendrojne prapa neve dhe na perkrahin, ateher kur ne e perkrahim veteveten.
Cili prej miqeve tane, tani per tani e mbrone themelimin e “bashkesise se Komunave shqiptare ” me kompetenca shtetnore, te shqiptareve ne Greqi, te shqiptareve ne Maqedoni, ne Serbi dhe te shqiptareve ne Mal te Zi, edhe pse krahasuar me perqindjen serbe ne Kosove, perqindja e shqiptareve eshte shume fish me e larte ne trojet e veta te pushtuara nga serbo-malazet dhe nga maqedono-greket.
Lexuesi im i dashur, eshte e kote pritja qe te ndryshohet diçka per te miren tone personale, profesionale, institucionale, familjare e kombtare, me kete nivel te sjelljeve qe po i bejme ne fushen e politikes, kultures, shkences, arsimit, ekonomise, drejtesise, shendetesise dhe institucioneve te tyre perkatese. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!