Sa e si vleresojme aq meritojme
Ata qe nuk e vleresojne sa e si duhet jeten, lirine dhe atedheun, nuk i kane ne nivel te duhur ato. Sa e si vleresojme aq e ate e kemi. Jeta, liria dhe atedheu nese keqperdoren, shkatrrohen dhe humbin pa kuptim duke u tretur ne duar te tjereve .
Pa liri e pa atedhe genjehemi kote, qe kemi jete, kemi femije e pasuri, kemi fe edhe Zot. Ne ato momente kur nuk e vleresojme jeten, lirine dhe atedheun sa e si duhet, jemi ne sherbim te djallit, veseve dhe tekave tona te shemtuara, jemi ne sherbim te egoizmit ekstrem e te pasocializuar, ne sherbim te pabarazise e korrupsionit, amoralitetit dhe tradhtise kombetare, apo thene realisht, vertete jemi ne sherbim te djallit e birit te tij, jo ne sherbim te vetevetes, familjes, popullit, as ne sherbim te kombit e Zotit.
Nuk ka mundesi qe te adhurojme dhe vleresojme drejte e mire jeten, lirine dhe atdheun, nese më pare nuk i eliminojme veset dhe shemtite tona personale, te cilat jane nje kancer i pa meshirshem per vet individin, familjen, shoqerine dhe kombin.
Lexuesi im i dashur, pa e vleresuar drejte e mire jeten, lirine dhe atedheun, pa i luftuar veset dhe tekat tona te shemtuara, egoizmin e pasocializuar e antihuman dhe tradhtine kombtare, nuk ka kurrfar kuptimi personal, familjar dhe kombetare te jetuarit tone. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!