Po befasohem me disa pikepamje te shqiptareve rreth gjenezes sone kombetare e fetare

Pikpamja se greket jane shqiptar dhe e bene Greqine, eshte e befasishme per mua dhe e pabesueshme, kur dihet mirfilli i gjenezes sone iliro-pellazge. Shqiptaret si pasardhes te ilireve,  ne kete rast arvanitasit ishin autokton ne vendin e vete, ku sote shtrihet Greqija, te cilet u pushtuan nga greket apo helenet e vjeter dhe u asimiluan ne greke nga presionet e ndryshme e banale aspak njerzore te pushtuesit ne fjale. Pervetesuan dhunshem gjuhen e tyre, zakonet dhe fene ortodokse, duke ia kthyre shpinen gjuhes se vete, zakoneve dhe besimit pagan e katolik qe e kishin më pare                                       Te njejtat pikpamje manifestohen edhe kur behet fjale per serbet, malazezet e maqedonet ardhacak ne gadishullin tone Ilirik, duke devijuar realitetin se ardhacaket serbe, malazez dhe maqedon, me kohen nga ardhacak ne trojet tona u bene pushtuesit tane, duke shkatuar deme te medha e gjakderdhje tek popullata autoktone Iliro-shqiptare dhe permes presioneve te ndryshme, dhunimeve e masakrimeve, imponuan gjuhen e vete, zakonet, traditat dhe besimin qe e kishin, duke i asimiluar vendasit Iliro-shqiptar. Po ne kete menyre na u imponua nga pushtusi otoman dhunshem te flisnim turqishten, te perqafonim traditat, zakonet dhe fene e tyre e tua kthejme shpinen zakoneve tona dhe gjuhes shqipe.                                    Pikpamjeve te disa shqiptareve rreth gjenezes sone kombtare e fetare, po u pergjigjem shkurt. Ne kete gjendje te palakmuar e tmerruese na kane pruar pushtuesit tane mijavjeqar permes tradhtareve te vendit, permes strategjise se mashtrimit, perqarjes dhe neneshtrimit duke perdorur elementin fetar, gjuhesor, politik dhe mjete tjera te dhunes, si kulaqin edhe kerbaqin. Me kete strategji, pushtuesit tane latino-romak, greko-bizantin, turko-aziatik dhe sllavo-ortodoks, vazhduan 2000 vite me radhe dhe po vazhdojne edhe sote e kesaj dite pasardhesit e tyre, pos me kamuflime te reja.             Kjo strategji mashtrimi e nenshtrimi e pushtueseve tane, u perdor ne te njeten menyr edhe ne kohen e komunizmit, perqaj e sundo  duke u vrar e prer mes veti per komunizem e socializem, per vllazrim e bashkim me rus, me shkije, me malazez, me maqedon, kineze dhe me dreqin e te birin!            Edhe sote si perhere gati e kemi harruar veten si kombe dhe nuk mendojme, se si ta zgjidhim njehere e mire qeshtjen tone kombetare, por vropojme si te verbuar pa kurrfar koncepcioni dhe pergatitje profesionale, politike e kombetare pas Evropes, qe te futemi ne te, pa e zgjidhur qeshtjen tone kombetare dhe te shkojme te barabart me tjeret, nen nxitimin e larove dhe tradhtareve te kombit per interesat e veta, qe po e shesin vendin dhe po e permbysin çdo gje qe eshte kombetare, nen ndikimin e forcave te medha e aleancave te ndryshme, qe nuk ishin kurr ne favorin tone dhe sote po ashtu nuk jane.                                                                                                                                                                                                                                                              Lexusi im i dashur, kjo eshte fatkeqesia jone dhe me kete fatkeqesi, po tallet bota me ne dhe me asimilimin tone te turpshem. Nje popull i vogel i ndare ne tri fe ne gjashte pjese e  ne gjashte sisteme politike dhe shume parti te imponuara nga rrethana te ndryshme. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje